Shqipëria, një pikë e shndritshme në Evropë
Shqipëria shfaqet si një pikë e shndritshme, diçka kjo në dukje e pamundur po të kihet parasysh sfondi i errët ekonomik në të cilin lundron aktualisht mbarë Evropa. Pavarësisht krizës ekonomike botërore, institucionet financiare ndërkombëtare parashikojnë një rritje ekonomike për këtë vit në masën 1.2 për qind. Ndërsa fqinjët kanë krijuar fonde e veçanta financiare të emergjencës dhe kanë marrë kredi nga Fondi Monetar ndërkombëtar, vendi i dytë më i varfër i Evropës pas Moldavisë,
ka siguruar muajin e shkuar hua tregtare prej 250 milionë eurosh nga “Deutsche Bank” dhe “Alpha Bank”. Ky fond i mundëson qeverisë së qendrës së djathtë të drejtuar nga Sali Berisha q ëtë përfundojë ndërtimin e rrugës kombëtare që lidh Shqipërinë
me Kosovën, një projekt thelbësor ky për infrastrukturën e vendit.
Ardian Fullani, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë tha për “The Financial Times” të mërkurën
se kredia e huaja i ka dhënë një shtysë jo të vogël besueshmërisë së Shqipërisë
në raport me investitorët e huaj dhe mbi të gjitha kishte kontribuar për të ruajtur në nivele optimale sasinë e likuiditeteve financiare.
“Po e përjetojmë krizën aktuale me
më pak dhimbje se vendet e tjera. Kërkesa është ende mbi parashikimet tona, deficciti është nën kontroll”, deklaroi Fullani.
Ekspansioni i kredisë këtë vit parashikohet që të që ketë një zbritje nga 36 për qind në 15 për qind në vit. Gjithsesi sektori i kredimarrjes këtë vit është i shëndetshëm”, thekson Guvernatori i Bankës së Shqipërisë. Filialet italiane, greke dhe austriake që kontrollojnë më shumë se 70 për qind të sektorit bankar janë mirëkapitalizuar, konkurruese si dhe kanë ndërmarrë hapat duhura për të përballuar këtë situatë. Ndërsa Shqipëria mund të ripërtërihet ekonomikisht nga prapambetja e theksuar gjithsesi nuk ka mbetur e pa ndikuar nga efektet e krizës botërore.
“Është e vërtetë se ekonomia shqiptare po shkon më mirë nga të tjerat. Megjithatë parashikimi për rritjen ekonomike për këtë vit pësoi një rënie drastike po te kemi parasysh se rritja mesatare vjetore ka qenë në masën 6 - 7 për qind”, thotë Jens Bastian, një ekonomist i një think-tanku me seli në Athinë.
Eksportet e mineralit të bakrit dhe bikromatit të potasit po bien, ndërsa dërgesat e emigrantëve shqiptarë ishin vitin e kaluar nën 1 miliardë euro. Gjithsesi investitorët ende demonstrojnë interes për Shqipërinë. Projektet në fushën energjetike të nënshkruara së fundmi në Tiranë me një vlerë prej më shumë se 3 miliardë eurosh me kompanitë italiane, austriake dhe norvegjeze për ti dhënë fund problemeve ciklike me furnizimin me energji elektrike të popullatës e për ta shndërruar gradualisht Shqipërinë në një eksportuese rajonale.
“Besojmë se Shqipëria do të mund të transformohet në një partner të rëndësishëm rajonal në këtë sektor”, tha Philip George di Zumax, drejtuesi i kompanisë zvicerane që po ndërton parkun energjetik të Vlorës me vlerë 400 milionë euro.
Zoti Fullani shprehet se qeveria që do të dalë nga zgjedhjet e qershorit do të duhet që të lidhë një marrëveshje të re më FMN për të rritur besimin e investitorëve të huaja.