Berisha: Ekonominë e kam rritur më shumë se 6 për qind
Kryeministri Sali Berisha deklaroi dje se Shqipëria ka përjetuar një rritje më të madhe se 6 për qind gjatë tremujorit të dytë të këtij viti, si pasojë e disa faktorëve meteorologjikë pozitivë. Interesimi i drejtpërdrejtë i Kryeministrit për statistikat që zakonisht janë ekskluzivitet i institucioneve të tjera, ka shqetësuar ekspertët vendës dhe ndërkombëtare prej muajsh.
"Shumë pozitiv është fakti se rritja ekonomike e tremujorit të parë ishte 6 për qind. Sa i përket tremujorit të dytë, mund t‘iu them me përgjegjësi të plotë se është qartësisht më i mirë", u shpreh Kryeministri dje.
Instituti i Statistikave, i cili është institucioni që grumbullon dhe analizon të dhënat e Prodhimit të Brendshëm Bruto, ka nevojë për 100 ditë kohë nga dita e mbylljes së periudhës në diskutim, për të dhënë vetëm një vlerësim paraprak, i cili rishikohet edhe shumë herë të tjera. Të dhënat e INSTAT për rritjen ekonomike të tremujorit të dytë pritet të publikohen rreth javës së dytë të shtatorit. Por Kryeministri Berisha duket se nuk ka nevojë të humbasë kaq shumë kohë dhe ka nevojë për më pak të dhëna për të përcaktuar rritjen. Sipas tij janë tre faktorë bazë që tregojnë rritjen: Shirat e bollshëm që sollën eksport të energjisë elektrike, mbarimi i dimrit që solli rigjallërimin e ndërtimit dhe klima e përshtatshme që dha një periudhë të artë për bujqësinë.
"Rrethanat klimaterike e shndërruan Shqipërinë në një vend pothuaj tropikal", - u shpreh Kryeministri dje.
Ndryshe nga tre faktorët e Kryeministrit, Instituti i Statistikave ka nevojë për disa mijëra të dhëna, përfshirë të dhënat e shitjeve finale që grumbullohen me lehtësi nga zyrat e administratës tatimore dhe që masin qarkullimin e përgjithshëm në ekonomi. Të dhënat fiskale, të cilat publikohen me 20 ditë me vonesë nga përfundimi i periudhës, flasin për një situatë jo kaq rozë sa ajo që tregohet nga Kryeministri Berisha.
Institucionet ndërkombëtare dhe ekspertët vendës janë bezdisur gjithmonë nga ndërhyrja politike në sistemin e grumbullimit të të dhënave statistikore gjatë viteve të fundit. Një studim i Universitetit të Nju Jorkut në Tiranë zbuloi se ecuria e çmimeve të konsumit në Shqipëri nuk përputhej me ligjësitë ekonomike, gjë që dëshmonte për manipulim pothuajse të përhershëm të këtij treguesi që nga viti 1994. Së paku në një rast, në vitin 2003, ish-kryeministri Fatos Nano deklaroi në mbledhje qeverie një inflacion të ulët, pak ditë para se INSTAT të publikonte shifrën e vet. Në fakt, shifra e INSTAT nuk ndryshoi as edhe një presje dhjetore nga shifra e dhënë nga ish-kryeministri Nano.
Vitin e kaluar u duk qartë se Kryeministri Sali Berisha dhe ministri i Financave, Ridvan Bode, qenë veçanërisht aktivë, përmes deklaratave të panumërta publike që shpallnin "rritje ekonomike dyshifrore".
Për ekspertët, një sjellje e tillë politike, edhe sikur të mos ketë fare ndikim mbi statistikat reale, ul besueshmërinë e prodhuesve të statistikave në sytë e publikut dhe të investitorëve. "Duhet ta kemi parasysh se shumë nga statistikat zyrtare, nëse nuk janë tërësisht të falsifikuara, janë së paku të zbukuruara", deklaroi ish-guvernatori i Bankës së Shqipërisë Shkëlqim Cani pak ditë më parë.