Berisha-Erdogan: Gazsjellësi do të kalojë nëpër Shqipëri
Kryeministri Berisha, gjatë punimeve të Forumit të Davosit, pati një takim edhe me Kryeministrin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.
Kryeministri Erdogan premtoi se ai dhe qeveria e tij do të përdorin të gjitha mundësitë që kanë, që gazsjellësi të kalojë nëpër Shqipëri. Në këtë aspekt, qeveria turke është e gatshme të krijojë të gjitha lehtësitë e nevojshme për projektet që kalojnë nga Shqipëria për në Itali. Kryeministri Berisha e njohu Kryeministrin Erdogan me ecurinë e reformave të gjithanshme të ndërmarra nga qeveria shqiptare, duke u ndalur në veçanti në krijimin e një klime sa më të favorshme për biznesin dhe mbështetjen e tij përmes lehtësimit të procedurave dhe politikës së taksave të ulëta.