E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti vulos ligjet e Kuvendit

Presidenti i Republikës, Bamir Topi, ka dekretuar dje shpalljen e disa ligjeve, të miratuara pak ditë më parë në Kuvend. Lajmi bëhet i ditur nga zyra e shtypit të Presidencës. Sipas kësaj zyre, kreu i shtetit ka dekretuar dje ligjin "Për ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Islamike për Zhvillim (IDB) për marrjen pjesë në financimin e projektit të furnizimit me ujë dhe të shërbimeve sanitare në Orikum". Presidenti ka dekretuar edhe shpalljen e tri ligjeve mes qeverisë shqiptare dhe përfaqësive të tre komuniteteve fetare në vend, përkatësisht, Komunitetit Mysliman Shqiptar, Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë dhe Kryegjyshatës Botërore Bektashiane dhe këto të miratuara me shumicë votash nga Kuvendi i Shqipërisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›