E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Filozofia e qeverisjes sime, interesat e qytetarëve shqiptarë

Në kuadër të turit “Shqipëria po ndryshon”, kryeministri Sali Berisha, u ndal dje në qytetin e Shijakut, ku inauguroi përfundimin e rikonstruksionit të shkollës 9-vjeçare “Muharrem Dollaku”. Kryeministri, duke vizituar mjediset e brendshme të saj, shprehu kënaqësinë që shkolla ofronte mjedise bashkëkohore të mësimdhënies, e pajisur me laboratorë mësimorë dhe kabinet informatike. Kryeministri tha se qeveria ia doli të shndërrojë në realitet zotimin e saj për të shtrirë internetin në çdo shkollë, edhe pse 4 vjet më parë ky premtim u konsiderua elektoral apo luks.  

Në përshëndetjen e tij, drejtuar qytetarëve të Shijakut, kryeministri Berisha u shpreh se

dëshiroj t’ju përshëndes vëllazërisht dhe t’ju uroj inaugurimin e kësaj shkolle, me të gjitha elementet modernë. 

Berisha tha se te kjo qeveri qytetarët shqiptarë do të gjejnë interesat e tyre më jetike, duke garantuar se qytetarët duhet të kenë drita dhe unë vij sot tek ju për t’u angazhuar se në mënyrë absolute, në 4 vitet që vijnë, Shqipëria do të jetë vend eksportues i energjisë elektrike. 

Berisha shtoi se në 30 vjet nuk u shtua asnjë burim energjie, ndërsa vetëm në këto dy muaj, kanë nisur dhe do të nisin punimet mbi 20 hidrocentrale në mbarë vendin.

“Të gjitha pa përjashtim janë dhe do të jenë në përputhje me interesat tuaja kryesore dhe jetike. Nuk ka filozofi tjetër që udhëheq qeverinë time, përveç interesave të qytetarëve shqiptarë”, u shpreh kryeministri.

Më tej, Berisha garantoi se po shkojmë të sigurt drejt mandatit të dytë për të shndërruar në realitet projektet madhore të qeverisë. 

Kryeministri Berisha ka dhënë dje garancinë se katër vitet e ardhshme qeveria e drejtuar prej tij, do të bëjë të mundur kompletimin e Shqipërisë në mënyrë përfundimtare me insfrastrukturën më moderne. Gjatë ndalesës në qytetin e Shijakut, Berisha deklaroi para të pranishmëve të shumtë në numër, se “unë jam këtu për t’u dhënë fjalën e nderit jo vetëm Durrësit, por edhe mbarë vendit, se në 4 vitet e ardhshme, Shqipëria do të kompletohet në mënyrë përfundimtare me infrastrukturë moderne”. 

Duke bërë një krahasim ndërmjet investimeve të qeverisë socialiste dhe asaj aktuale demokratike, kryeministri Berisha tha se në komunën Xhafzotaj, PS-ja ka investuar në 8 vjet, 64 milion, PD-ja, partia që ju besoni, ka investuar 500 milion, në 3 vjet. 

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›