Kryeministri Berisha dhe Ministri Basha takojnë drejtuesit e “Unionit kombëtar të shoqatave shqiptare” në Greqi: Shqipëria e sigurt në liberalizimin të vizave

Kryeministri Sali Berisha priti në takim drejtuesit e “Unionit kombëtar të shoqatave shqiptare“ në Greqi, i cili përmbledh rreth 50 shoqata shqiptare, duke përfaqësuar rreth 90 për qind të emigracionit shqiptar në Greqi. Drejtuesit e Unionit u shprehën se gjejnë një Shqipëri të ndryshuar, që bën të ndjehet krenar çdo shqiptar dhe u shprehën se dëshironin që eksperiencën dhe mundësitë financiare të krijuara gjatë këtyre viteve t’i investonim në Shqipëri që po prosperon dita–ditës.
“Në këto katër vjet, u shprehën ata i keni ndriçuar pamjen Shqipërisë, duke çelur një faqe të ndritur në historinë e saj. Me këto ndryshime kolosale që po shikojmë, ne ndjehemi më krenarë se kurrë më parë në identitetin tonë shqiptar. Dëshira jonë është që të vazhdojë kjo mirëqeverisje dhe në të ardhmen. Të mbledhur rreth Unionit e quajmë obligim para atdheut dhe të ardhmes së fëmijëve tanë të bëhemi pjesë e këtij ndryshimi të madh ekonomiko-politik”.
Ata falënderuan qeverinë shqiptare për kontributin në krijimin e një klimë miqësore dhe dinjitoze me shtetin fqinj, Greqinë.
Kryeministri Berisha, duke i falënderuar për takimin, i kërkoi të përcillnin në familjet e tyre dhe shoqatave përshëndetjet dhe urimet më të mira për një jetë sa më të begatë. Kryeministri u shprehu falënderimet për kontributin e tyre, duke u shndërruar në një element të rëndësishëm në miqësinë mes dy popujve.
Kryeministri tha se Shqipëria ka arritur suksese strategjike mjaft impresionuese dhe detyra jonë në të ardhmen është që ky ndryshim të reflektojë dhe në aktivitetin dhe jetën tuaj.
Edhe Ministri i Punëve të Jashtme, Lulzim Basha priti dje në një takim përfaqësuesit e Unionit të Shoqatave të Shqiptarëve të Greqisë, të cilët, me ftesë të Institutit Kombëtar të Diasporës.
Ministri Basha shprehu kënaqësinë për bashkimin e shoqatave shqiptare në një union të vetëm dhe i siguroi ata për mbështetjen e vazhdueshme të qeverisë së Berishës dhe shtetit shqiptar për diasporën në tërësi dhe qytetarët shqiptare që jetojnë në Greqi, në veçanti. Lëvizja e lirë e shqiptarëve në hapësirën Shengen, dhe përmbushja e këtij detyrimi ndaj shqiptarëve, ishte një tjetër çështje me rëndësi për të cilën foli ministri Basha. Duke renditur një sërë treguesish pozitiv, të cilët do bëjnë të mundur liberalizimin e vizave, Basha u shpreh se “Me integrimin e Shqipërisë në NATO, me aplikimin për statusin e vendit kandidat në BE, me pajisjen e qytetareve shqiptarë me pasaporta biometrike, Shqipëria është e sigurt në rrugën e duhur për të nënshkruar shumë shpejt marrëveshjen për liberalizimin e plotë të vizave në hapësirën Shengen”, theksoi ministri Basha.
Duke u ndalur në një pikë mjaft të ndjeshme për emigrantët, atë të sigurimeve shoqërore dhe pensioneve, Ministri Basha vlerësoi se, “çështja e sigurimeve shoqërore dhe pensioneve është shumë e ndjeshme për emigrantët shqiptarë dhe si rrjedhim, një prioritet madhor i qeverisë Berisha”.
...