E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nga lufta kundër korrupsionit, qeveria shtoi në buxhetin e shtetit 4.2 miliard usd

Të krahasosh Shqipërinë e sotme me atë të 4 vjet më parë, është njësoj si të kesh sy dhe të mos shohësh. Është kjo qeveri që nga lufta kundër korrupsionit ka inkasuar 4.2 miliard USD. Është kjo qeveri e cila është vlerësuar nga institucionet më të rëndësishme të botëës dhe ëhstë shpallur kampione në luftën kundër korrupsionit. 5 institucionet përgjegjëse, të cilat marrin jo më pak se 80 tregues dhe pikërsiht këto të dhëna dëshmojnë se kjo qeveria ishte një nga 10 qeveritë më të suksesshme në botë në luftën kundër korrupsionit. Shpenzimet administrative janë 2% të GDP-së kyundërejt mbi 3% të qeverisë paraardhëse. Rritja e pagave, pensioneve, ndihmës ekonomike, dolën nga lufta efektive kundër korrupsionit. Kjo qeveri sot funksionon taksën online. Shqipëria është i vetmi vend në botë që ka ndaluar prokurimin jo-elektronik. Nuk është mirë që të përdoren studimet e polleve. Mos i lejoni vetes të citoni të dhënat e ndihmësve të Edi Ramës. 

Gërdeci

Gërdeci u nis si një akuzë korrupsioni. Kur tjetri akuzon se është bërë një veprim duke anashkaluar këtë, dhe kur kjo bie, atëher ska logjikë hetimi. Shamgia ishte mirëfilltazi korrupsion, ajo ra dhe nuk kishte korrupsion. Ka apo ska korrupsion? Nuk ka korrupsion, ka akuza që iu faturuan ministrit. Gërdeci ishte një aksident teknologjik. Shfrytëzimi i tragjedisë për kapital politik, me mediat e tyre, ishte ngjarja më e papranueshme dhe përgmigjen e duhur këtyre zotërinjve ua dha Kashari. Ka një kod që nuk pranon përdhosjen dhe manipulimin e vdekjes, merr atë që merr në Kashar.

Po ta marrësh çështjen në kohezion elektoral, zotëria që manipuloi më të vdekurit doli i katërt. Hyri në histori dhe e dimë shumë mirë ser cfarë përpjekjesh bëri Rama në Kashar, cfarë u tha dhe cfarë u premtoi. Përgjegjësia që kam patur i kam marrë në përputhje me përgjegjësitë politike. Ajo ishte përgjegjësi dhe mbi bazën e kësaj ajnë marrë të gjitha masat ligjore, mbi bazën e saj janë ndërtuar shtëpitë, janë lildhr pensionet, i janë dhënë të gjitha mbështetjet prokurorisë për hetimet.

Ishte MEICO, ndërmarrja shtetërore për sigurinë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›