E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli: Shqiptaret i thane Berishes qe t'i drejtoje

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli falenderoi dje ne Kuvendin e 9-te te Partise Demokratike, te gjithe ata qe mundesuan fitoren e mandatit te dyte te kesaj partie politike. Sipas saj, nen drejtimin e PD-se, Shqiperia ne kater vite eshte krejt ndryshe. "Ne opozite ne denoncuam cdo dite, politiken shteterore te mbajtur peng nga bandat kriminale qe terrorizonin jeten e shqiptareve. Vetem 4 vite me pare, ato na thoshin se do te ishim opozita e perjetshme. Ne fakt shqiptaret mendonin dhe vendosen ndryshe. Na besuan ne 2005. Shqiptaret i thane Sali Berishes: "Na drejto", tha Topalli. Sipas saj, vetem nje person nuk do te pranoje se ka humbur dhe ai eshte Edi Rama. Topalli tha se Rama nuk e pranon 28 qershorin, zgjedhjet e lira ashtu sic nuk pranon edhe 8 dhjetorin 1990, ardhjen e demokracise. "Nuk e duron dot qe nuk eshte ne pushtet. Nuk pranon rezultatin e zgjedhjeve te lira dhe themelimin e sistemit demokratik. Ne fakt, ai nuk eshte PS-ja. Ai e ka zaptuar PS-ne, sic zapton rruget per pallate. Ne fituam, e tani shikojme drejt 2013",-tha Topalli. Kryetarja premtoi se ne korrikun e ardhshem do te liberalizohen vizat dhe se qeveria demokratike qe beri shqiptaret, qytetare te NATO-s, neser do t'i beje qytetare te BE-se.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›