Berisha, unanimisht rizgjidhet ne krye te PD
Sali Berisha rizgjidhet ne krye te Partise Demokratike edhe per kater vitet e ardhshme. Me shumice votash, Berisha u rikonfirmua ne krye te selise blu, pasi konkurroi i vetem per kete post ne Kuvendin e 9-te Kombetar te PD-se. Madje kreu i rizgjedhur i PD-se, ishte nder te paret qe votoi diten e djeshme per postin e kryetarit, ku eshte vetem ai, si dhe per anetaret e Keshillit Kombetar te Partise Demokratike. Menjehere pas votimit, kryeministri tha se vertete eshte kandidat i vetem per postin e kryetarit te Partise Demokratike, por konkurrimi dhe gara eshte hapur. "Une jam kandidat i forces fituese dhe ftesa qe i bera kreut te opozites, Edi Rama, qe te marre pjese ne kete Kuvend", theksoi kryeministri. Nderkohe qe Astrit Patozi duke komentuar kandidimin e vetem te Sali Berishes, per postin e kreut te PD-se, tha se nuk ka aspak nevoje per kandidatura kukulla ne zgjedhjet qe zhvillohen ne Partine Demokratike. Mbeshtetjen e plote per rizgjedhjen e Sali Berishes, ne krye te selise blu, e shprehu edhe kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, e cila tha se cdo gje eshte ne perputhje me statutin e PD-se, dhe kryeministri mbeshtetet plotesisht jo vetem per kete mandat por edhe nje tjeter mandat. Edhe Topalli, u shpreh se nuk ka aspak nevoje per nje tjeter konkurrent, kur te gjithe mbeshtesin vetem Sali Berishen per te drejtuar serish seline blu, pas fitores edhe te nje mandati te dyte ne qeverisjen e vendit.