E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prerja e pemëve në Parkun e Tiranës, Rama: Vizion barbar

Partia Socialiste është shprehur e shqetësuar në lidhje me prerjen e drurëve në Parkun e Tiranës për zgjerimin e rrugës së Elbasanit.

Në një konferencë për shtyp, kreu i selisë rozë Edi Rama e ka cilësuar prerjen e drurëve si një masakër mjedisore e cila bëhet për interesa klienteliste.
 

“Sot me alibinë e zgjerimit të rrugës ajo që po ndodh është hapja e territorit të parkut për interesat e një klientele tanimë famëkeqe në Tiranë me dominancë jashtëzakonisht të fortë në vetë ekonominë e vendit.” tha Rama.
 

Sipas tij kjo që po ndodh, është  pjesë të një vizioni që kanë cënuar për momentin parkun, por që rrezikon të cënojë të gjithë zonën e mbrojtur të qendrës së kryeqytetit.
 

Rama tha se klientët e qeverisë dhe oborrit të kryeministrit po blejnë godinat e vjetra të qendrës, që janë vënë në mbrojtje dhe që janë përfshirë si të paprekshme në planin francez të qendrës. Ai shtoi se zhbërja e planit francez, ka rrezik të zhbëjë edhe këtë vendim, ku dhënia e lejeve të ndërtimit në këtë zonë do të sillet një shkatërrim.

Po ashtu, kreu socialist denoncoi edhe prerjen e pemës 240 vjeçare të Et’hem Beut, buzë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.
“Shumë kush duhet të shtrembëroje buzët ,se është diçka shumë e vogël për të nxituar denoncimin tonë. Është shprehja më shembullore e një vizioni barbaria i cili e kërcënon Tiranën dhe zhvillimin e qëndrueshëm të qytetit” shtoi Rama.

 



vijon..

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›