E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trafikon "BMW X3", hetim për italianin

Vihet nën hetim italiani për trafik makinash. Policia e Tiranës bëri të ditur se efektivët e seksionit kundër trafiqeve të paligjshme përgjatë ditës së djeshme kryen bllokimin e automjetit fuoristradë, tip "BMV X3", me targë DH 975 ES, në pronësi të A. G., 26 vjeç, lindur në Fier dhe banues në Tiranë. Sipas policisë, bllokimi i këtij mjeti u bë për arsye se nga verifikimet e kryera, rezultoi se mjeti është denoncuar i vjedhur në Itali, në gusht të vitit 2007. Por nga hetimi ka rezultuar se ky mjet ka hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë nga ana e italianit Francesco Daddi, i cili dyshohet se e ka sjellë makinën për ta trafikuar. Policia e Tiranës tha se, materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë së Tiranës, në ngarkim të italianit Francesco Daddi, për veprën penale të "trafikimit të mjeteve motorike".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›