Nga frika për ushtar, i plagosuri gënjen policinë
Rekrutimi me forcë që po bëhet nga ushtria duket se është kthyer në një makth për të gjithë të rinjtë. Edhe kur kanë raste fatkeqësie, ata detyrohen të gënjejnë përballë autoriteteve nga frika se do i çojnë ushtarë, siç mësohet se ka ndodhur tri ditë më parë, kur një i plagosur në Tiranë, ka mashtruar autoritetet e policisë nga tmerri se do e nisnin për në repart. Pak kohë më parë, problemi u bë shqetësues në disa rrethe të vendit, e tashmë duket se ka ardhur edhe në Tiranë. Shumë veta ankohen se policia po bën kërdinë duke marrë adoleshentë, të cilët i dërgojnë për verifikim, nëse u ka dalë emri për ushtar. Por, policia nuk e konfirmon një gjë të tillë, duke deklaruar se në bazë të marrëveshjes me policinë ushtarake, thjesht ndërhyn për ndihmë.
Gënjen nga frika
Tri ditë më parë, policia u njoftua se në rrugën "Don Bosko", ka ndodhur një atentat. Me të shkuar në vendin e ngjarjes, policia zbuloi se ishin plagosur dy të rinj, një vajzë dhe një djalë. Pa kaluar shumë kohë, uniformat blu arrestuan autorin, duke kryer detyrën në shërbim të njerëzve. Megjithatë, "e çuditshmja" ndodhi më vonë. Teksa dy të plagosurit kuroheshin në Spitalin Ushtarak, një oficer i policisë gjyqësore i pyeti ata për identitetin. I riu, i cli është vetëm 22 vjeç, deklaroi se quhej Gëzim Osmanllari. Menjëherë, policia regjistroi emrin e tij si të dëmtuar dhe gjeti familjen e të plagosurit për ta njoftuar për rastin e rëndë. Por, gjatë kësaj procedure, efektivët e policisë kanë mbetur të shtangur. Babai i të riut ka treguar në polici se mund të jetë djali tjetër i tij, pasi Gëzimin e kishte shëndoshë e mirë. Kjo ka bërë që edhe njëherë, uniformat blu të pyesin të plagosurin për emrin e tij të vërtetë. Këtë radhë, ai është shprehur se quhej Xhevahir Osmanllari. Duke parë këtë veprim të tij, oficerët e grupit hetimor kanë mbetur të habitur dhe e kanë pyetur atë se mos ishte në kërkim për kryerjen e ndonjë vepre penale. Nga ana tjetër, sipas policisë, nga verifikimet ka rezultuar se ai ka qenë i dënuar më parë për vjedhje, por e kishte shlyer dënimin. Megjithatë, Xhevahir Osmanllari ka deklaruar se ishte detyruar të gënjejë nga frika se do e çonin ushtar, pasi i kishte ardhur thirrja në shtëpi dhe nuk ishte paraqitur. Më tej, ai është shprehur se policia ushtarake e kishte kërkuar disa herë të shkonte në repart, por ishte diçka që nuk i pëlqente dhe po priste me padurim hyrjen e ligjit për heqjen e ushtrisë së detyrueshme.
Gjuetia e rekrutëve
Nga të dhënat e mbledhura shpjegohet se fenomeni i gjuetisë së rekrutëve për ushtarë është përhapur edhe në Tiranë. Pak kohë më parë, në rrethet e vendit, pati një sërë ankesash se të rinjtë po merreshin edhe pa të drejtë dhe po dërgoheshin për ushtarë. Madje, familjarë të ndryshëm akuzuan se i kishin marrë nga shkolla dhe i kishin dërguar në reparte të ndryshme, pa bërë asnjë verifikim. Por në Tiranë, duket se është përhapur një tjetër mekanizëm. Njerëz të ndryshëm janë ankuar se policia është ajo, e cila po mbledh rekrutë për ushtarë. Shpeshherë, policia shoqëron persona për verifikim dhe me këtë rast verifikon edhe nëse ata janë në listën për ushtarë. Megjithatë, policia i ka hedhur zyrtarisht poshtë këto veprime, duke deklaruar se nuk ka kryer një veprim të tillë. Sipas policisë, ka një kategori të moshës së kërkuar për këtë shërbim që nuk u janë përgjigjur fletëthirrjeve për pesë vjet me radhë dhe për këtë qëllim është kërkuar ndërhyrja e policisë së rendit me kërkesën e Degës së Mobilizimit dhe me lista të përcaktuara nga ky institucion. Gjithashtu, burimet zyrtare të policisë shpjegojnë se në rastet kur policia ushtarake identifikon personat për ushtarë dhe nuk mund të ndërhyjë për marrjen e tyre, kërkon ndihmën e policisë. Më tej, uniformat blu shpjegojnë se kanë pasur disa raste, kur janë identifikuar të rinj nga policia ushtarake, kanë tentuar të largohen dhe më pas është thirrur policia e rendit për ndihmë. Kjo bëhet në bazë një marrëveshjeje mes Forcave Ushtarake dhe Policisë së Shtetit.
Fenomeni
Një javë më parë, familjarët protestuan në Bunavi
Protesta për rekrutimin e
dhunshëm të studentëve
Duke u nisur nga ky mobilizim plot me probleme për rekrutët e ushtrisë, pak ditë më parë, shumë familjarë u detyruan edhe të protestojnë ndaj këtij fenomeni. Kjo protestë u mbështet edhe nga Lëvizja G99, gjatë një tubimi në Bunavi, ku ishin dërguar shumë të rinj, të cilët ishin "rrëmbyer" në qytete të ndryshme për ushtarë. Familjarët që ishin mbledhur në portën e brigadës së Bunavisë deklaronin të gjithë se djemtë u ishin marrë me dhunë nga policia ushtarake dhe policia e rendit. Shumë prej tyre ankoheshin se fëmijët e tyre ishin studentë dhe kjo ishte e jashtëligjshme, pasi i kishin penguar edhe për arsimimin e tyre. Gjatë protestës, në portën e brigadës ka shkuar edhe kreu i Lëvizjes G99, Erion Veliaj, së bashku me aktivistë të kësaj lëvizjeje. Pasi ka komunikuar me të afërmit dhe prindërit e rekrutëve dhe ka dëgjuar prej tyre shqetësimet për marrjen e fëmijëve me dhunë dhe nga shkollat dhe vendet e punës, ai ka komunikuar me komandantin e brigadës, i cili ka lejuar që familjarët të takojnë djemtë që janë marrë me forcë për të kryer shërbimin e detyrueshëm ushtarak.
Alibia e dy të rinjve që akuzohen për shkatërrim prone me eksploziv
I arratisen policisë
nga frika për ushtarë
Rasti i të plagosurit të tri ditëve më parë, nuk është i vetmi, ku të rinjtë deklarojnë se kanë frikë nga ushtria. I njëjti version u dha para pak ditësh, pikërisht më 27 janar, nga dy të rinj, të cilët u ndaluan nga policia, pasi dyshoheshin se kishin vënë eksploziv në një lokal. Gjatë ndjekjes së policisë, ata tentuan arratinë, por kur u morën në pyetje shpjeguan se e kishin kryer këtë veprim nga frika se do i çonin ushtarë. "Nuk kemi bërë asgjë të keqe! Nuk i ndaluam policisë, sepse kishim frikë se do na merrnin ushtarë". Kështu është justifikuar para policisë Roland Mehdiri pas arrestimit, duke rrëzuar akuzat për autorësinë e shpërthimit. Ndërsa për të riun tjetër ishte e pamundur të merrej në pyetje, për shkak të gjendjes së rëndë, ku ndodhet si pasojë e rrëzimit nga rreth 15 metra lartësi. Ai, gjatë tentativës së arratisjes, ra nga një kat i pallatit tek "Ali Demi", teksa tentonte të hidhej nga një kat në tjetrin. I riu vazhdon të jetë në terapinë intensive të mjekëve, të cilët kanë mundur ta mbajnë në parametrat jetësorë, por nuk sigurojnë për jetën e tij. Burimet policore pranë grupit të hetimit janë shprehur se Mehdiri dyshohet se e përdor alibinë e ikjes për shkak të frikës për ushtar, për të shpëtuar kështu nga akuzat e "shkatërrimit të pronës me eksploziv".