PS, Dade: Të vendosur për hapjen e kutive
Deputetja e zgjedhur e Partisë Socialiste Arta Dade tha se selia rozë është e vendosur për hapjen e kutive, vecanërisht pas marrjes së mbështetjes nga Brukseli. Ajo tha se socialistët e shohin tryezën si një mundësi zgjidhjeje.
"Ne e shohim tryezën e nesërme si vijim të rrugës së zgjidhjes, dhe
nesër kryetari i opozitës shkon në tryezë me mbështetje të popullit
opozitar, por edhe të miqve dhe partnerëve tanë ndërkombëtarë që dje në
Strasburg deklaruan zyrtarisht jo vetëm shqetësimin e të gjithë botës
demokratike për krizën në Shqipëri, po dhe bindjen se kjo krizë mund të
zgjidhet vetëm përmes një hetimi të plotë, transparent dhe të monitoruar
nga ndërkombëtarët, që përfshin hapjen e kutive të votimit", deklaroi
Dade.
Dorian Kodra
< I mëparshmi