E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: “Gjatë katër viteve të ardhshme do të rris rrogat dhe pensionet”



Kryeministri Berisha premtoi në katër vitet e ardhshme nxjerrjen nga varfëria të 300 mijë shqiptarëve. “Kjo qeveri ia doli të nxjerrë nga skamja e varfëria, para së gjithash, duke rritur pagat e pensionet dhe duke krijuar vende të reja pune, jo 10-20 apo 60 mijë, por 200 mijë shqiptarë. Unë ju garantoj se me këto investime që kemi bërë, në 4 vitet që vijnë, jo 200 mijë, por, do t’i nxjerrim nga varfëria, së paku, edhe 300 mijë që kanë mbetur”, - u shpreh kryeministri.
Këto deklarata ai i bëri gjatë përurimit të dy shkollave të reja, shkollës 9-vjeçare në fshatin Kashar Qendër dhe shkollën e mesme “Sadik Stavaleci” në fshatin Katund i Ri, të komunës Kashar. Ndërtimi i dy shkollave të reja u realizua nga buxheti i shtetit, me një investim me vlerë rreth 1.7 milionë euro. Dy shkollat e reja, me rreth 1700 nxënës, janë të pajisura me mjedise moderne të mësimdhënies, me laboratorë të ndryshëm mësimorë, kabinete informatike, palestër dhe terrene sportive. Kryeministri Berisha u shpreh se maxhoranca do të përdorë të gjithë mbështetjen që Kashari të shpallet bashki. Sipas tij, Kashari i plotëson të gjitha kushtet për të qenë e tillë.

27 Prill 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›