Udhëzimi, ish-pronarët, si ti përfitojnë paratë e qirasë së ndërmarrjeve shtetërore
Ministria e Ekonomisë nxjerr udhëzimin për dhënien me qira të pronave shtetërore. Nëse pronarët vërtetojnë pronësinë e truallit të objekteve, përfitojnë paratë e qirasë
Eljona Ballhysa
Ministria e Ekonomisë ka nxjerrë së fundi udhëzimin për mënyrën e dhënies me qira të pasurive shtetërore, ku përfshihen ndërmarrje, fabrika, makineri, magazina etj. Në këtë udhëzim parashikohet dhe mënyra e përfitimit të qirasë nga pronarët e truallit mbi të cilin ndodhen objektet shtetërore të dhëna me qira. Ish-pronarët duhet të vërtetojnë pronësinë mbi truallin dhe të bëjnë kërkesë për përfitimin e qirasë për sipërfaqen e truallit që disponojnë.
Ish-pronarët
Sipas udhëzimit të Ministrisë së Ekonomisë, në rastet kur trualli ku shtrihet pasuria e ndërmarrjeve dhe institucioneve shtetërore, e dhënë me kontratë qiraje, i është kthyer ose njohur pronarit në bazë të ligjit për kthimin dhe kompensimin e pronës, pronarit i lind e drejta të përfitojë vlerën e qirasë së truallit. Në këtë rast pronarët që kanë një vendim të Komisionit të Kthimit të Pronave, për kthimin ose njohjen e truallit të dhënë në përdorim të të tretëve me kontratë qiraje, paraqesin në institucionin që ka lidhur kontratën e qirasë kërkesën për përfitimin e vlerës së qirasë së truallit të shoqëruar me një kopje të vendimit të KKP-së dhe genplanin përkatës apo çdo dokument tjetër ligjor të regjistruar në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, që përcakton se është pronar i truallit. Organi shtetëror që ka lidhur kontratën e qirasë kërkon nga ZRPP-ja konfirmimin në lidhje me pronësinë e atij trualli, si dhe regjistrimet e bëra mbi atë pronë, nëse ka të tilla. Organi shtetëror që ka lidhur kontratën e qirasë i kërkon zyrës rajonale të AKKP-së konfirmim në lidhje me vendimin dhe saktësime mbi sipërfaqen e truallit ku shtrihet pasuria e dhënë me qira. Me saktësimin e dokumentacionit për pronësinë e truallit midis qiradhënësit dhe pronarit të truallit lidhet një kontratë ku përcaktohet vlera e qirasë së truallit që përfiton subjekti i shpronësuar dhe mënyra e tërheqjes së saj. Pronari i truallit përfiton të drejtën e vlerës së qirasë vetëm për atë pjesë të truallit që është i mbivendosur në sipërfaqen e përgjithshme të shprehur në kontratën e qirasë.
Dokumentacioni që duhet të paraqesin pronarët e truallit është: kërkesë për përfitim qiraje, vendimin e Komisionit të Kthimit të Pronave për kthimin ose njohjen e të drejtës së pronësisë, shoqëruar me genplanin përkatës, të noterizuara; konfirmimin e zyrës rajonale të agjencisë së pronave; konfirmimin e Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme; genplanin e objektit të dhënë me qira si dhe çdo dokument tjetër plotësues që vërteton pronësinë mbi truallin.
Qiramarrësit
Në bazë të vendimit të qeverisë, pasuri shtetërore mund të kërkojnë të marrin me qira subjektet private që kërkojnë të zhvillojnë biznesin e tyre. Subjektet private që kërkojnë të marrin me qira pronat shtetërore, duhet të konkurrojnë sipas procedurave të konkurrimit. Procedurat e konkurrimit për dhënien me qira të pronës shtetërore kryhen nga organi që ka të drejtën e lidhjes së kontratës së qirasë. Subjekti privat, në bazë të udhëzimit, paraqet në Ministrinë e Ekonomisë kërkesën për të nënshkruar kontratë huapërdorjeje për sipërfaqen e ndërtimit të fabrikave, biznes-planin e paraqitur për marrjen e lejes së shfrytëzimit të shoqëruar me dokumentacion. Dokumentacioni i nevojshëm për të nënshkruar një kontratë të tillë është leja për ndërtimin e fabrikës, genplani i sipërfaqes ku do të ndërtohet fabrika, ku të jetë i qartë sheshi i ndërtimit dhe i shfrytëzimit, kopje e noterizuar e lejes së shfrytëzimit, marrëveshjes minerare dhe biznes-planit etj. Pasuritё qё jepen me qira, sipas kёtij vendimi, janё ndёrtesat, trualli i lirë, trualli i lirё funksional (jo nёn ndёrtesё), makineritё e pajisjet dhe linjat e prodhimit. Kriteret e konkurrimit nё dhёnien me qira tё pasurisё shtetёrore janё: niveli i investimit; niveli i punёsimit; tarifa e qirasё mujore.
Tarifat mujore për pronat shtetërore të dhëna me qira
Në vendimin e qeverisë janë përcaktuar dhe tarifat dysheme për pasuritë shtetërore që jepen me qira. Tarifa dysheme e detyrimit mujor për pasuritë shtetërore që jepen me qira caktohet si shumë e tarifës për ndërtesën, truallin e lirë funksional, linjat teknologjike, makineritë e pajisjet, galeritë etj. Në bazë të këtij vendimi për ndërtesat që ndodhen brenda Unazës së vjetër të bashkisë së Tiranës, tarifat e dhënies me qira janë jo më pak se 300 lekë/m2 në muaj. Jashtë Unazës e brenda vijave kufizuese të bashkisë së Tiranës, jo më pak se 200 lekë/m2 në muaj. Brenda vijave kufizuese të bashkive Berat, Durrës, Fier, Korçë, Lushnjë, Pogradec, Sarandë, Shkodër, Elbasan, Vlorë, Gjirokastër, Kavajë, Krujë, Laç, Lezhë, jo më pak se 150 lekë/m2 në muaj. Jashtë vijave kufizuese të këtyre bashkive, jo më pak se 100 lekë/m2 në muaj. Brenda vijave kufizuese të bashkive Bilisht, Ersekë, Ballsh, Peqin, Tepelenë, Dibër, Pukë, Kukës, Përmet, Delvinë, Bulqizë, Gramsh, Has, Kuçovë, Librazhd, Malësi e Madhe, Mat, Rrëshen, Skrapar, Tropojë, Ura Vajgurore, Manëz, Sukth, Shijak, Fushë-Krujë, Cërrik, Patos, Roskovec, Divjakë, Libohovë, Maliq, Shëngjin, Vau i Dejës, Kamëz, Vorë, Rrogozhinë, Himarë, Selenicë, Orikum, Konispol, si dhe të bashkive të tjera, që do të shpallen të tilla me akte ligjore, jo më pak se 100 lekë/m2 në muaj. Jashtë vijave kufizuese të bashkive të sipërpërmendura, jo më pak se 50 lekë/m2 në muaj. Ndërtesat që do të përdoren për zyra, zyra doganore, dyqane “Duty Free” dhe agjenci shërbimi, në aeroporte e dogana, jo më pak se 2 500 lekë/m2 në muaj. Ndërtesat që do të përdoren për zyra, agjenci shërbimi në porte, jo më pak se 1000 lekë/m2 në muaj. Për pasuritë e ndërmarrjeve, shoqërive a institucioneve shtetërore, me karakter kombëtar, kulturor, historik, muzeal, arkeologjik, të shpallura të tilla me akte ligjore, tarifa dysheme e detyrimit mujor, e paraqitur më lart, do të shumëzohet me 2. Për objektet voluminoze si: rezervuarët, depozitat, që jepen me qira, me qëllim tregtimi, brenda vijave kufizuese të qyteteve të Tiranës, Beratit, Durrësit, Fierit, Korçës, Lushnjës, Pogradecit, Sarandës, Shkodrës, Elbasanit, Vlorës, Gjirokastrës, Kavajës, Krujës, Laçit e Lezhës tarifa dysheme e qirasë është 400 lekë/m3 në muaj, ndërsa jashtë vijave kufizuese të këtyre qyteteve, si dhe në të gjitha zonat e tjera, tarifa e qirasë është 200 lekë/m3 në muaj. Për truallin e lirë, tarifa dysheme e qirasë është 100 lekë/ m2 në muaj. Për truallin funksional, tarifa dysheme e qirasë mujore është 20 për qind e tarifës dysheme të detyrimit mujor, të përcaktuar për ndërtesat. Trualli nën ndërtesë (objektit) përfshihet në tarifën e qirasë së ndërtesës. Për terrenet sportive, tarifa dysheme e qirasë është 50 lekë/m2 në muaj, brenda qytetit dhe 30 lekë/m2 në muaj.
Qeveria ka parashikuar ulje të qirasë mujore për biznesin
Në vendimin e qeverisë është parashikuar ulje e qirasë mujore në rastet kur bizneset përmbushin disa kushte. Kështu, ulje realizohet kur subjekti që ka marrë me qira vërteton punësimin mesatar vjetor, të vërtetuar nga dega e Sigurimeve Shoqërore. Në rastet kur punësohen 50-150 veta, zbritja është 10 për qind; kur punësohen 151-200 veta, zbritja është 20 për qind; kur punësohen 201-500 veta, zbritja është 30 për qind; kur punësohen mbi 500 veta, zbritja është 40 për qind. Po kështu, ulje bëhet edhe në rastet kur subjekti që ka marrë në qira ambientet shtetërore realizon investime. Në rastet kur investimet e kryera janë nga 50 milionë lekë deri në 80 milionë lekë, zbritja është 10 për qind; 80 milionë lekë deri në 100 milionë lekë, zbritja është 20 për qind; mbi 100 milionë lekë, zbritja është 30 për qind. Ulja e vlerës së detyrimit mujor nga realizimi i investimeve vlen deri në përfundimin e afatit të kontratës së qirasë, ndërsa ulja e vlerës së detyrimit mujor nga niveli i punësimit vlen për 1 vit, në funksion të vërtetimit vjetor të punësimit, të lëshuar nga institucionet shtetërore përkatëse. Tarifa e qirasë, e pasurive shtetërore, kur qiramarrësi kryen një veprimtari prodhuese, do të jetë 1 euro kontrata.
27 Prill 2009