Mbyllet komedia Berisha-Rama me ligjin e spiunëve

Dosja Sheshori, dhe spiuni Tigri, fakti që kryeministri tallet me ligjin e spiunëve
Me vendimin e djeshëm të Gjykatës Kushtetuese duket se kryeministri i vendit ka larë duart përpara shtresës së të persekutuarve. Ky vendim i jep kredo morale kryeministrit që të dalë i larë para asaj pjese të shqiptarëve që kanë kërkuar prej vitesh dënimin e krimeve të komunizmit. Vendimi i djeshëm i Gjykatës Kushtetuese duket se është më shumë një aleancë politike midis mazhorancës dhe minorancës, ku kjo e fundit i jep kredon mazhorancës për tu justifikuar para shtresës së tyre. Minoranca socialiste nëpërmjet këtij kontestimi të ligjit fiton kredon para shtresës së saj që përbëhet nga armata e spiunëve, sigurimsave, hetuesve dhe gjykatësve të cilët kanë vrarë dhe prerë në kohën e regjimit komunist. Sali Berisha pasi e mbajti peng për tre vjet e gjysmë këtë ligj tani në mbyllje të mandatit justifikoi veten duke e miratuar këtë ligj në limitet e mbylljes së mandatit duke krijuar një premisë për dështimin përfundimtar të këtij ligji. Tashmë loja e dosjeve duket se ka marrë fund. Ky ligj përfundoi në një komedi midis demokratëve dhe socialistëve, ku të dyja palët ishin të interesuara për të mos ta miratuar. Kryeministri Berisha ka treguar qartë se po luan komedi me një ligj që nuk do të miratohej kurrë me aprovimin e tij. Tashmë dosjet e spiunëve brenda PD janë të plota dhe kryeministri i vendit i ka në dispozicion por në fakt ai ska qenë kurrë i interesuar të veprojë për të spastruar PD dhe administratën e tij nga njerëz me të kaluar nga radhët e sigurimit të shtetit. Mjafton të përmendim spiunin me pseudonimin Tigri, i cili është drejtor drejtorie në kryeministri dhe kryeministri Berisha e ka një nga njerëzit e tij më besnikë, për të kuptuar se sa dëshirë ka kryeministri ynë të zbatojë këtë ligj. Kryeministri Berisha është akuzuar si njeri që dëshmuar për të futur në burg Hysen Sheshorin, fakt që ai e mohon. Ndërkohë që dosja e Hysen Sheshorit është zhdukur nga arkivat e gjykatave. Nëse Berisha është vetë spiun i sigurimit të shtetit, e ka të qartë që dosja e tij është diku, fakt që e ka pohuar vetë në një intervistë të dhënë për VOA. Berisha ka deklaruar se pavarësisht se socialistët kanë djegur dosjet, këto dosje do të dalin nga procesverbalet e dënimeve të dhëna nga gjykatat. Pra, nëse dosja Sheshori është zhdukur, ajo mund të dalë diku.
Pavarësisht dosjes Sheshori, Berisha duket se nuk ka interes të miratojë këtë ligj dhe reagimi i djeshëm i tij ishte tragjikomedia dhe fatkeqësia e mijëra shqiptarëve që do të vazhdojnë të kenë mbi kokë të njëjtët njerëz që i dënuan dhe persekutuan gjatë viteve të diktaturës komuniste.
Email This Klikime: 62