E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbatimi i MSA-së, prefektët dhe bashkiakët do të kenë mbikëqyrës



Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, deklaroi ditën e djeshme gjatë raportimit në Kuvend mbi ratifikimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit dhe integrimin, se njësi të veçanta do të integrohen në administratat lokale, krahas atyre qendrore, ku do të monitorohet zbatimi i reformave. Bregu ka kërkuar hartimin e planit të punës për fuqizimin e kapaciteteve për menaxhimin e procesit të integrimit të vendit tonë në Bashkimin Evropian. “Risi në këtë proces është se këto njësi integrimi që ekzistojnë tek institucioni qendror do të ngrihen edhe në rang qarku, tek bashkitë, minibashkitë, komunat etj., me qëllim përshpejtimin e procesit të integrimit tonë drejt strukturave euroatlantike. Procesi i integrimit të Shqipërisë në NATO e BE, nuk është një proces, i cili fillon apo përfundon brenda Ministrisë së Integrimit, por është një proces i cili përfshin të gjitha institucionet shqiptare dhe do të ishte e pamundur nëse do të kërkohej përfundimi i këtij procesi nga një institucion i vetëm qoftë edhe ministria që unë drejtoj”, - tha Bregu.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›