Xhufi: Akuzat ndaj deputetit Neranxi, politike
Nënkryetari i grupit parlamentar të LSI, Pëllumb Xhufi i ka konsideruar akuzat për kontrabandë ndaj deputetit të LSI, Nikollaq Neranxi i ka cilësuar politike. Sipas tij, Qeveria kërkon të sulmojë deputetin Neranxi për arsye se ai gjithmonë ka pasur kurajën të denoncojë korrupsionin e kësaj qeverie. Xhufi deklaroi se kur Neranxi u largua nga Partia Agrare Ambientaliste në momentin, kur ajo u bashkua me mazhorancën i janë bërë presione të vazhdueshme, i janë bërë kërcënime nga mazhoranca, i janë bërë kërcënime të hapura nga ministri i Financave, pikërisht për ta shkatërruar atë dhe për të shkatërruar biznesin e familjes së tij.
Neranxi me një kurajo që e karakterizon dhe që nuk na karakterizon ne, shumë të tjerëve, ka denoncuar fakte korruptive të kësaj qeverie, u shpreh Xhufi. Ai i ka kujtuar kësaj mazhorance, e cila pikërisht në shtator të vitit të kaluar kaloi ligjin 9886, lidhur me aminstinë fiskale, që falte të gjitha detyrimet fiskale doganore të parealizuara. Sipas Xhufit, tashmë këtu kemi të bëjmë me një rast presioni të hapur politik, që bëhet ndaj personit Neranxi për atë çfarë ai që përfaqëson si individ dhe kundër forcës politike që ai përfaqëson, dhe nuk besoj që të jetë vetëm mazhoranca në këtë histori. Nënkryetari Xhufi ka sjellë në vëmendje një fakt tjetër, ku deputeti Neranxi e ka denoncuar me shumë forcë, si askush në këtë parlament dhe jashtë tij, aferat në të cilat është përfshirë kryebashkiaku i Himarës, Bollano. Gjithashtu, Xhufi ka përmendur fakte të tjera të korrupsionit të Qeverisë, të cilat nuk kanë dalë në një përfundim hetimesh dhe kërkojnë më shumë vëmendje, sesa rasti politik i deputetit Neranxi. Ai përmendi dosjen e famshme të korrupsionit dhe abuzimeve me rrugën Durrës-Kukës, ku u gjet të dorëzohet me shumë vonesë në një ditë feste. Dhe, çështja tjetër shpërthyese,e përmendur nga Xhufi është ajo e Gërdecit,e cila u kthye nga Gjykata e Lartë, sepse kishte disa gabime banale të cilat,sipas Xhufit prokurorë sado të aftë apo të paaftë, nuk mund ti bëjnë.