E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjinushi: ALUIZNI nuk është BE dhe Shaban Memia nuk është Barrozo

Replika e kryetarit të partisë Social Demokrate, për ndryshimin në ligjin e legalizimeve ka qenë e ashpër. Duke kundërshtuar këtë propozim, bërë nga një grup deputetësh demokratë, Gjinushi ka theksuar se të drejtën për marrjen e iniciativave të nevojshme e ka Këshilli i Legjislacionit, dhe jo një grup deputetësh. Sipas tij, ky grup deputetësh me këtë propozim, nuk mund të zëvendësojë Këshillin e Legjislacionit, të cilin e cilëson tip BAJ-PASI për Gjykatën Kushtetuese. ALUIZNI nuk është BE dhe Shaban Memia nuk është Barrozo për të vepruar me analogji edhe në rastin e këtij projektligji. Ky parim ka tjetër domethënie dhe KE është një piramidë tjetër, theksoi Gjinushi. Duke iu drejtuar mazhorancës, ai përmendi se është vetëm tendenca juaj që në çdo rast ti kalojnë një personi përfaqësuesi i ALUIZNI it, apo qeverise sepse ai është krah i qeverisë. Gjatë fjalës së tij, kreu i PSD, duke kundërshtuar këtë propozim, ka sjellë shembullin me vendet evropiane, ku sipas tij vetëm në Shqipëri shtohet pyetja: Çfarë bëhen nëse një institucion nuk e ushtron kompetencën e vet? Në lidhje me këtë Gjinushi ka theksuar se institucioni shpërndahet, por nuk i merr kurrë kompetencat dhe ligji është përpjekje e dytë për të tejkaluar vendimin e Gjykatës. Kështu është bërë edhe me KKRRT, edhe me arsimin e lartë, gjykata rrëzon projektligjin dhe ju e sillni këtu. Ky projektligj është po aq antikushtetues, sa çka qenë i mëparshmi. Dhe pushteti lokal i bën më mirë kompetencat që ka nga Shaban Memia. Nëse ai nuk i zbaton kompetencat, kush i merr? Apo i merr Shaban qosja, theksoi Gjinushi, i cili ka shtuar se në vend të zbatohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese, mazhoranca i kundërvihet hapur vendimit të saj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›