Berisha: Infrastruktura e hapja e vendeve te punes perparesi e qeverise Eva Gjura
Infrastruktura, zhvillimi ekonomik dhe hapja e vendeve te reja te punes jane prioritetet kryesore te qeverise. Gjate perurimit te rikonstruksionin te segmenteve rrugore Uzina e Autotraktoreve - Lanabregas dhe Ura e Surrelit - Farke, kryeministri Berisha theksoi se, asgje me shume se ndertimi i infrastruktures nuk ndikon ne krijimin e vendeve te punes. "Pa ndertimin e kesaj rruge, nuk do te kishte ndonje biznesmen qe do te donte te hapte ketu nje ndermarrje industriale. Ndertimi i saj ben te mundur hapjen dhe punesimin tuaj kudo qe jeni. Ndertimi i rrugeve, pervec punesimit qe ben ne ndertimin e tyre, krijon mundesine e krijimit te sipermarrjeve qofte bujqesore, qofte blegtorale, qofte industriale. Sipas Komisionit Evropian, Shqiperia keto kater vite te krizes eshte i vetmi vend, qe nuk pati rritje te papunesise, por perkundrazi ulje progresive te saj"- eshte shprehur Berisha. Duke vleresuar punen e bere nga qeveria per uljen e papunesise ne vend. Berisha nenvizoi faktin se, ulja e papunesise erdhi sepse qeveria po e transformon Shqiperine dhe po e bejme ate me nje infrastrukture moderne. "Ulja e papunesise erdhi sepse nga 300 mije turiste qe merrnim ne vitin 2004, kemi marre 4 milion vitin qe kaloi dhe do te jene shume me teper kete vit. Ulja e papunesise erdhi, sepse ne kater vite ne kemi trefishuar investimet e huaja dhe ka tre vite me radhe qe ato kalojne mbi 1 miliard dollare. Ulja e papunesise vjen, sepse ne jemi nje nga qeverite qe investojme me shume si sektor publik ne Europe dhe ne bote, per ne krijimi i vendeve te punes eshte dhe mbetet perparesia me absolute", - tha kryeministri. Duke u ndalur tek rruga e sapo inauguruar kryeministri shprehu bindjen se ajo do te ndikoje pozitivisht ne jeten e banoreve duke shtuar frekuentimin ne lokalet, restorantet, e hotelet e kesaj zone. Berisha ka siguruar banoret se investimet ne keto zona nuk do te njohin te ndalur. "Ne keto vite ne kemi asfaltuar mbi 10 mije km rruge. Se shpejti hapen dhe 500 km te tjera, nderkohe jane ne ndertim e siper mbi 1500 km rruge" ka deklaruar ai. Duke u kthyer pas ne kohe, kreu i qeverise iu ka kujtuar te gjithe shqiptareve se ne vitin 2005 kur PD erdhi ne pushtet, ne mbare vendin ishin te asfaltuara gjithsej 2430 km rruge, duke mos shtruar asnje km ne periferi te Tiranes. Politika jone, - tha kryeministri -, eshte krejt tjeter, "ne do te shkojme me infrastrukture moderne aty ku banojne shqiptaret". Sipas kryeministrit zhvillimi i infrastruktures ne Shqiperi gjate ketyre viteve eshte vleresuar me nota maksimale edhe ne Komisioni Evropian, i cili ka deklaruar se Shqiperia ne vitet e fundit ka ndertuar autostrada, superstrada, rruge te tjera rurale me shume se i gjithe rajoni i marre se bashku. Berisha ka premtuar se investimet ne infrastrukture do te vazhdojne edhe ne te ardhmen, duke ndertuar cdo rruge lagjeje, shkolla, ujesjellesa, spitale kudo.