Berisha: Inspektorat për hetimin e lejeve të ndërtimit
Ngritja e një inspektorati të posaçëm për verifikimin e lejeve të ndërtimit dhe mbyllja e të gjitha karburanteve dhe digave që janë afër qendrave të banimit. Këto do jenë masat më emergjente që do ndërmarrë qeveria për mbrojtjen e qytetarëve shqiptarë në mbarë vendin. Kjo, për faktin se tragjedia e Gjirokastrës mund të përsëritet nëse nuk merren masa të shpejta për të verifikuar sigurinë e ndërtesave në këtë qytet dhe në të gjithë Shqipërinë. Kryeministri Sali Berisha në raportimin e tij e përjavshëm para deputetëve demokratë dje e përshkroi situatën në qytetin e jugor si të rëndë dhe për më tepër sipas tij, Kodra e Shtufit paraqet rrezik për banorët. Në këtë mbledhje, në pjesën jozyrtare të saj, Berisha propozoi mbylljen e të gjitha karburanteve që ndodhen afër banesave, me qëllim minimizimin e rrezikshmërisë ndaj jetës së qytetarëve. Kurse deputeti Gëzim Karapici sugjeroi edhe mbylljen e digave që janë ndërtuar pranë qendrave të banimit, gjë të cilën Berisha e ka mirëpritur. Nga ana tjetër është kërkuar dhe ngritja e një inspektorati të posaçëm, që do të merret me verifikimin e ligjshmërisë së të gjitha ndërtimeve në mbarë vendin. Ndërkohë që në pjesën e mbledhjes së hapur për mediat, Berisha kërkoi nga ministri i Punëve Publike, Sokol Olldashi dhe ministri i Ekonomisë, Genc Ruli, që me urgjencë të krijojnë grupin me gjeologë dhe ekspertë të fushave, në mënyrë që të shqyrtohet rasti i Gjirokastrës. “Të krijojnë me urgjencë një grup pune me gjeologë dhe ekspertë të fushave, për të vlerësuar gjendjen e kodrës ku ndodhej pallati në Gjirokastër dhe pranë të cilit po ndërtohej një godinë e re. Në atë kodër ka edhe banorë të tjerë dhe ne duhet të ndërhyjmë me urgjencë. Ndërkohë qytetarët e Gjirokastrës propozuan krijimin e një komisioni për verifikimin e kësaj situate”, - tha Kryeministri, i cili siguroi se ky komision do të ngrihet menjëherë. Shefi i qeverisë apeloi se në të gjithë vendin ka parregullsi të mëdha në dhënien e lejeve të ndërtimit në kundërshtim me ligjin. Për këtë arsye, ai theksoi se përpos faktit që këto leje janë në varësinë e pushtetit lokal, qeveria do të përdorë të gjithë forcën për të verifikuar që sot e tutje rregullsinë e tyre. Duke theksuar domosdoshmërinë e një studimi tërësor gjeologjik të të gjitha zonave të ndërtimit, Kryeministri kërkoi gjithashtu edhe një "verifikim tërësor të lejeve të ndërtimit, në përputhje me legjitimitetin e tyre".
"Këto leje janë që të gjitha të financuara nga ryshfeti. Ndaj është e domosdoshme të mendojmë për një rishqyrtim tërësor të këtij procesi, i cili faktikisht, nëpërmjet mekanizmave zyrtare, krijoi atë dramë në Gjirokastër", - u shpreh Kryeministri. Sipas tij, "është decentralizuar Inspektorati Ndërtimor, por kjo ngjarje jep mësimin se nëse jepet një leje e paligjshme, e cila kërcënon jetë, kjo e drejtë "varroset" në Policinë Bashkiake". Ne, - shtoi Berisha, - nuk ia marrim kompetencën qeverisë vendore, por ne ligjit do t’i dalim zot dhe do të gjejmë mekanizma, me të cilat Inspektorati Qendror do të aktivizojë në kohën më të shkurtër Këshillin Qendror të Rregullimit të Territorit, për të marrë vendimet e duhura në mbrojtje të jetës së qytetarëve dhe të drejtave të tyre. Edhe dje Kryeministri i bëri thirrje prokurorisë për një hetim të hollësishëm të kësaj ngjarjeje, për të zbardhur atë që ai e quajti zinxhirin e përgjegjësisë për këtë tragjedi. Paralel me këtë, Kryeministri Sali Berisha kërkoi një shqyrtim të përgjithshëm të situatës së rrezikut, që ekziston nga ndërtimet në gjithë Shqipërinë dhe në veçanti në Gjirokastër.
Topi: Prokuroria dhe gjykata, përgjegjëse për zbardhjen e ngjarjes
Presidenti Bamir Topi kërkon hetim të plotë të ngjarjes së Gjirokastrës nga organet e drejtësisë, hetim që sipas tij, do të monitorohet nga Prokuroria e Përgjithshme dhe KLD-ja. Kreu i shtetit ishte dje në Gjirokastër, nga ku pa nga afër situatën pas ngjarjes së rëndë, ku një pallat 5-katësh u shemb duke shkaktuar tre të vdekur. Duke shprehur ngushëllimet për familjet e viktimave dhe duke qenë pranë tyre në këto momente të vështira, Presidenti u bëri apel organeve të drejtësisë së Gjirokastrës, që të zbardhin ngjarjen dhe t'i vënë përgjegjësit para drejtësisë. “Si Presidenti i Republikës dëshiroj të vë theksin që ngjarje të tilla kanë nevojë për hetim, për një hetim të pastër, një hetim profesional, por do të ketë nevojë edhe për një gjykim të drejtë dhe korrekt, për të respektuar atë që ne e kemi konsideruar gjithmonë dhe që e themi çdo ditë si lajtmotiv: shtetin e së drejtës. Unë i bëj apel Prokurorisë së Gjirokastrës. I bëj apel në avancë Gjykatës së Gjirokastrës, që me këtë çështje duhen të merret seriozisht me moralin që u takon të kenë organet e drejtësisë, me profesionalizmin, duke i siguruar ato që do të kenë një monitorim shumë të rreptë nga autoritetet, të cilat komandojnë ose monitorojnë punën e tyre, çka do të thotë nga Prokuroria e Përgjithshme dhe nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë”, - u shpreh ai dje në Gjirokastër. Ndërkohë Topi ka kërkuar që tragjedia të mos lërë në harresë thelbin e çështjes e që ka të bëjë, sipas tij, me zgjidhjen e problemit nga gjeneza, pra nga dhënia e lejeve të ndërtimit. Ai kërkoi që të bëhet analiza e situatës, duke shtuar pyetjet: “Si erdhi kjo situatë, çfarë neglizhencash ka, duke filluar me përgjegjësinë e strukturave specifike në strukturat e pushtetit vendor, por duke shkuar edhe përtej. Duke shkuar përtej pikërisht aty ku jepen licencat për njerëz amatorë, për njerëz të papërgjegjshëm, njerëz që janë gati të krijojnë situata tragjedie, për shkak të një fitimi pa moral”. I shoqëruar nga prefekti i Qarkut Gjirokastër, Spiro Ksera, kryebashkiaku, Flamur Bine, drejtori i Emergjencave Civile, Alfred Olli dhe drejtues të tjerë vendorë, kreu i shtetit pasi vërejti dëmet e shkaktuara nga shembja e pallatit, vizitoi dhe u takua me familjet Aliaj, Dhoçko dhe Papadhopulli, që të gjithë të mbijetuar nga tragjedia dhe të sistemuar përkohësisht në një nga hotelet e qytetit. Ai u takua me përfaqësues të Shtabit të Emergjencës dhe shprehu falënderimet e tij për ata që dhanë ndihmesën e tyre në këtë situatë të vështirë, në nxjerrjen e trupave, si dhe në ndihmën e parë që u është dhënë këtyre familjeve. Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi, gjatë takimit me familjarët e tragjedisë, u bëri thirrje që të ruajnë qetësinë, në mënyrë që ngjarjet mos të pasojnë njëra-tjetrën.
LSI: Bime të japë dorëheqjen
Lëvizja Socialiste për Integrim kërkoi dje dorëheqjen e kryebashkiakut të Gjirokastrës, si një ndër përgjegjësit kryesorë të tragjedisë të ndodhur në këtë qytet. Sekretari i Përgjithshëm i kësaj partie, Petrit Vasili, shprehu ngushëllimet për familjarët e tre personave që humbën jetën nga shembja e pallatit pesëkatësh. “Në këtë vend, ku përgjegjësitë janë të gjitha të rëna në tokë, në këtë ngjarje që ka një vendndodhje konkrete dhe përgjegjësi konkrete, përgjegjësi i parë, është ai që drejton pushtetin lokal, kryetari i bashkisë, Flamur Bime dhe dorëheqja e menjëhershme, ku çdo sekondë e mosdhënies së kësaj dorëheqjeje është një dëm i pallogaritshëm moral dhe politik”, - tha Vasili. Ai vlerësoi se ky duhet të jetë hapi i parë, ndërsa vuri theksin tek përgjegjësitë e tjera ligjore, të cilave duhet t’i shkohet deri në fund, për të dhënë më në fund mesazhin, që në këtë vend përgjegjësit dhe fajet e tyre marrin ndëshkimin e merituar. “Kështu që mendoj që me këtë kërkesë publike tonën ne jemi njëlloj dhe mendojmë njëlloj si të gjithë qytetarët gjirokastritë, që nuk janë ndjerë kurrë kaq të tronditur sa dje, në 100 vitet e jetës së tyre”, - shtoi Vasili. Më tej, ai vërejti se kjo tërheqje do të ishte mbyllja e një kalvari, i cili duke mos kursyer vlerat muzeale të këtij qyteti të pashembullt në Evropë, e që po shembet dita-ditës, më në fund nuk po kursen as jetët e njerëzve. “Kështu, që përgjegjshmëria fillon këtu dhe ne do të insistojmë që kësaj përgjegjshmërie t’i shkohet deri në fund”, - deklaroi ai.
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka kërkuar çuarjen përpara drejtësisë të të gjithë përgjegjësve të ngjarjes së rëndë që përfshiu qytetin e Gjirokastrës.
“Është një rast që duhet hetuar deri në fund, pa u ndalur dhe duhet zbardhur për të nxjerrë fajtorët dhe për të bërë që të mos përsëritet më”, - është shprehur Rama.