E Diel, 1 Nëntor 2026

Biberaj, takime me diasporën në SHBA

Presidenti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe njëkohësisht deputeti i Partisë Demokratike, Aleksandër Biberaj, zhvilloi takime me përfaqësues të diasporës në Nju Jork, dhe pikërisht me drejtuesit e Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan (NAAC), si dhe të Federatës Pan-Shqiptare "Vatra". Në këto takime është diskutuar për fushatën e zgjedhjeve presidenciale në SHBA dhe fitoren e Obamës, për situatën në Shqipëri dhe Kosovë, për situatën e shqiptarëve në Maqedoni, Mal të Zi dhe Luginën e Preshevës, si dhe për diasporën dhe emigracionin shqiptar të pas viteve ’90. Z. Biberaj ka falënderuar përfaqësuesit e diasporës shqiptare për patriotizmin e treguar për dekada me radhë në shërbim të çështjes kombëtare, për kontributin e tyre të çmuar për përshpejtimin e proceseve demokratike në Shqipëri, që nga fillimi i viteve ’90 e deri më sot, si dhe për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm në fuqizimin dhe konsolidimin e marrëdhënieve të shkëlqyera ndërmjet Shqipërisë dhe SHBA-së.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›