Erion Veliaj, ligjërisht në krye të MJAFT-it
Erion Veliaj mund të jetë larguar publikisht nga organizata MJAFT, por zyrtarisht ai është kryetar i bordit drejtues të kësaj organizate. Mjafton të hedhësh një sy në dokumentacionin e kësaj organizate në Gjykatën e Rrethit në Tiranë, dhe sheh që Veliaj është zyrtarisht në krye të kësaj organizate. Ky pozicion i jep të drejtë Erion Veliajt për të kontrolluar organizimin e MJAFT-it, të drejtën e kontrollit të financave të kësaj organizate, burimet e financimit, llogaritë bankare, të emërojë apo shkarkojë drejtues ekzekutivë të saj. Njëkohësisht, për postin që Veliaj mban akoma zyrtarisht në MJAFT, si kryetari i bordit drejtues, përfiton një shumë të ardhurash të caktuara. Veliaj është njëkohësisht drejtues i një lëvizjeje tjetër joqeveritare zyrtarisht, që lobon dhe propangadon politikisht, G99. Ai ka përjashtuar faktin se është në drejtim të MJAFT-it zyrtarisht, duke krijuar lëvizjen tjetër social-politike G99. Veliaj, i cili lobon politikisht me lëvizjen e tij me të cilën pritet të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme, përfiton edhe fonde si organizatë jofitimprurëse, të cilat janë të palejueshme për një parti politike. Erion Veliaj nuk ka dhënë një shpjegim publik në lidhje me financat e G99-ës, mënyrën e financimit të saj, shpenzimet dhe burimet e financimit të lëvizjes së tij politike, por që zyrtarisht është një OJF. Shpenzimet e kësaj lëvizjeje kanë qenë të konsiderueshme, duke pasur parasysh financimin e spoteve televizive, takimin me qytetarët, udhëtimet në qytete të ndryshme të vendit për të konstituuar degët e G99-ës, organizime me të ftuar të ndryshëm në vendet më luksoze të kryeqytetit etj. dhe këto vetëm me një burim donacionesh, siç janë dhurata vullnetarësh dhe pagesat e çdo anëtari të përcaktuara pak kohë më parë.
Veliaj u largua nga MJAFT-i publikisht pak më shumë se një vit më parë dhe disa muaj më vonë zbardhi idenë për të krijuar një lëvizje qytetare me karakter politik. Me krijimin e kësaj lëvizjeje, nisi sërish debati për lidhjet e tij me kryebashkiakun e kryetarin e PS-së, Edi Rama. Gjithçka u konfirmua kur lëvizja mori majtas dhe kur qëndrimet zyrtare të saj ishin në bashkërendim me ato të PS-së. Ndërsa dalja e parë publike e Ramës me Veliajn qëkur u krijua G99-a, është në protestën e fundit të opozitës, më 19 shtator, pas vdekjes së biznesmenit Kosta Trebicka. Përkrahja e hapur dhe pas asnjë ndryshim nga politikat alla Rama, bëri që mazhoranca të bëjë një përcaktim politik ndaj Veliajt, duke e konsideruar si nënkryetarin e PS-së, fakt që nuk mohohet as nga deputetë e figura të ndryshme të PS-së, të cilët nën zë pranojnë bashkëpunimin e fortë mes Ramës dhe Veliajt. Madje, nuk mund të fshihet as xhelozia dhe pakënaqësia për hapësirat dhe afria me G99-ën, zanafilla e të cilave janë protestat e mëparshme të MJAFT-it në kohën e qeverive socialiste.
Rama: Premtoj vetëm ato që mund të bëj
Kryetari i PS-së, Edi Rama, deklaroi gjatë disa takimeve në fshatrat e qarkut të Dibrës se premton vetëm ato që mund të bëjë. Rama i është rikthyer sërish çështjes së premtimeve elektorale, duke vënë në dyshim synimet e partisë së tij nëse vjen në pushtet. “Do premtojmë vetëm ato që do të bëjmë”, - u shpreh kryetari socialist, Rama. Rama kërkoi bashkimin e të gjithë demokratëve dhe socialistëve për një politikë ndryshe, e cila së pari është për qytetarët. “Ne duhet të bashkohemi dhe t'i lëmë pas politikanët e vjetër, që na sjellin vetëm arsyet për t'u ndarë. Ta lëmë pas Sali Berishën me gjithë shpurën e tij, sepse nuk kemi të ardhme me ta. Dhe kjo, jo sepse janë demokratë, por sepse janë aty vetëm për interesat e tyre për pushtet dhe që bien ndesh me interesat e socialistëve dhe demokratëve të thjeshtë, gjithë qytetarëve që sot gjenden pa shtet”, - tha ai. Sipas tij, politika e re do të hapë një kapitull të ri dhe të mbyllë atë të vjetër, të premtimeve që kthehen në zhgënjime, të mungesës së perspektivës, që është e mjaftueshme që shqiptare e shqiptarë sot, veçanërisht ata që jetojnë në fshat, ta shikojnë arratisjen si të vetmen arsye për të mbijetuar.