Dade: Deklarata e Shulcit, interpretim i njëanshëm
Sekretarja për marrëdhëniet me jashtë në Partinë Socialiste, Arta Dade, e konsideroi deklaratën e presidentit të grupit parlamentar socialist në Parlamentin Evropian Martin Shulc si interpretim të njëanshëm, referuar këtu si medias, por edhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. Dy ditë më parë, Shulci deklaroi për disa media shqiptare se nuk e mbështeste përjashtimin nga Kodi Zgjedhor të LSI-së dhe partive të tjera politike dhe për këtë ka vënë në dijeni edhe Oli Renin. “Dhe është shumë e qartë, që partia e mikut tim Ilir Meta po shmanget nga ky proces. Berisha me Ramën kanë një synim shumë të qartë për ta përjashtuar partinë e Ilir Metës nga ky proces dhe këtë ne nuk mund ta pranojmë. Ndaj, për këtë unë kam organizuar një takim midis Ilir Metës dhe komisionerit përgjegjës për zgjerimin e BE-së, Oli Ren. Ndaj, ne jemi të bindur se duhet të ndjekim me shumë vëmendje se çfarë po ndodh në Shqipëri në këto momente”, - deklaroi Shulci.