E dimë çfarë është demokracia pasi kemi jetuar në diktaturë
Share
Duket si një lojë fjalësh, por është qëndrimi që ka mbajtur kryeministri hungarez, Viktor Orban gjatë vizitës së kryeministrit shqiptar, Sali Berisha në vendin e tij. Më shumë është një mesazh që i përcjell Orban Perëndimit. Vendet e Europës Qendrore e dinë se çfarë është demokracia për shkak se kanë njohur diktaturën, tha Orban.
Unë gjithmonë i dëgjoj me vëmendje deklaratat sa i përket demokracisë nga ata që nuk kanë jetuar kurrë në diktaturë. Por, dëgjoj me më shumë vëmendje fjalët që thonë për demokracinë ata që kanë përjetuar diktaturën. Vetëm ata që e njohin të zezën, e dinë mirë se çfarë është e bardha, ka vijuar më tej Orban.
Sipas tij, nëse ka një vend që e di mirë se çfarë është demokracia dhe liria, ai është Shqipëria.