E Diel, 1 Nëntor 2026

Si të luftoni korrupsionin? Thjesht mos bëni korrupsion

Share

Ambasadori i Danimarkës në vendin tonë, Karsten Ankjaer Jensen, njihet për gjuhën e tij të drejtpërdrejtë. Vendi i tij aktualisht mban presidencën e Bashkimit Europian. Por Jensen ka kapur thelbin e problemit shqiptar. Duke folur përpara ca ditësh ai tha se marrja e statusit të vendit kandidat për në BE nuk është si të ngjisësh Everestin. Është ky pikërisht problemi. Qeveria i bën gjërat jashtëzakonisht të vështira, flet pa fund për luftën ndaj korrupsionit, për reforma për zgjedhjet dhe i bën aq të mëdha këto probleme, sa kur bëhet një përparim fare i vogël, Perëndimi mendon se është bërë një hap i madh. Ndaj zgjedhjet cilësohen gjithmonë një hap përpara dhe Berisha gëzohet me të tilla cilësime. Por ambasadori danez nga Përmeti ka deklaruar se që të luftosh korrupsionin, thjesht nuk duhet të bësh korrupsion. Fare e thjeshtë. Unë mendoj se Gërdeci është një ngjarje e trishtë që duhet t’i ishte dhënë zgjidhje kohë më parë po tani unë nuk dëshiroj të bëj komente rreth Gërdecit. Por ajo që dua të them për korrupsionin është se korrupsioni nuk është diçka që kërkon përpjekje të mëdha për t’u bllokuar. Për të stopuar korrupsionin ju thjesht nuk duhet të bëni korrupsion, nuk është si të ndërtosh një shtëpi të re, thjesht mësohuni të mos i bëni disa gjëra, tha Jensen.


Më shumë nga Politika

Të gjitha ›