E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tutorët e prostitutave në pranga nga policia

09/06/2009  Arrestohet edhe një braziliane

FIRENCE- Dy shqiptarë që kontrollonin tregun e prostitutave dhe një grua braziliane u arrestuan dje në Itali. Prangosjet u mundësuan nga skuadra lëvizëse e kuesturës së Firences, drejtuar nga Filippo Ferri. Për dy shqiptarët përkatësisht nga 30 dhe 32 vjeç rëndon edhe akuza e vjedhjes dhe sekuestrimit të personit. Hetimet e drejtuara nga seksioni i kriminalitetit të huaj dhe prostitucionit kanë nisur majin e 2008-s, pas denoncimit të një prostitute. Ato detyroheshin të paguanin nga 50 deri në 200 euro në ditë, ndërsa në disa raste shoqëroheshin në rrugë direkt nga tutorët e tyre që i mbanin në vëzhgim. Vitin e kaluar një prostitutë e sekusetruar nga shqiptari 30-vjeçar bëri denoncimin, çka u bë shkak për nisjen e hetimeve.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›