Berisha: “Ja e vërteta e deklaratave të Topallit”
Autori i Lajmit: red.
Intervista
Për kartat e identitetit ka akuza të forta që u vonuan përtej limitit dhe prapa këtij procesi mund të fshihet cenimi i standardeve të zgjedhjeve..
Ky është procesi më i përsosur që ka pasur ndonjëherë ky vend. Nuk ka parë një proces më të përsosur. Mund të të them pse. Ne kemi në Shqipëri 360 zyra të gjendjes civile, kompania “Sazhem” hapi në Shqipëri 500 qendra aplikimi. Në 500 qendra aplikimi, me kapacitetet e saj, lirshëm në këtë periudhë kohore, mund të aplikonin 3.2 milionë shqiptarë, lirshëm. Kompania, zyrat e veta kanë funksionuar absolutisht në tërësinë e saj me kapacitete jo më të mëdha se 30-40% të potencialit, të kapacitetit që kishte, pasi kaq shkonin. Kompania kurrë nuk i mbylli, përkundrazi, shkoi duke i shtuar zyrat dhe shtrirë në të katër anët e vendit. Marrim shpërndarjen, aspektin tjetër. Kompania mund të shpërndajë 60-80 mijë karta në ditë. Sa shkoi? 20 mijë. Ky është procesi më i përsosur, u dhanë me çmimet më simbolike. Por ka një gjë, një vend i lirë është vend i lirë, dhe një vend i lirë nuk mund të detyrojë njeri që të shkojë të marrë kartën, nuk mund të detyrojë që të shkojë të të tërheqë kartën. Falë zotit, fatmirësisht jemi të lirë.
Ka një detyrim ligjor për qytetarët që duhet të votojnë me dy dokumente: ose pasaportë ose kartë. Këtu, ndoshta, lind problemi, a do të votojnë të gjithë shqiptarët më 28 qershor?
Besoj se qeveria dhe kompania janë në një korrektesë absolute. Cila është? Me mijëra herë, kjo që thua ti u është bërë e qartë qytetarëve. Shqiptar që të thotë se nuk e dija, s mund të ketë. Cili është vendimi që merr ai, është në të drejtën e tij. Sot janë 300 mijë karta të pashpërndara. Mundet qeveria të detyrojë qytetarët të shkojnë t i marrin? Jo. Qeveria ka për detyrë të jenë të hapura kudo nga ora 8 e mëngjesit deri në 10 të darkës, i jemi mirënjohës kompanisë.
Në përgjithësi fushata elektorale nga vëzhguesit e ODHIR është përcaktuar si fushatë e qetë, por nuk kanë munguar edhe incidentet, deri në humbje jetësh njerëzore dhe disa lojë luftërash, mes militantëve, posterave etj. A keni një mesazh për partitë politike dhe për militantët më 28 qershor?
Ajo që mund të them, forca politike që unë kryesoj, ka bërë një fushatë kryekëput konstruktive, ka respektuar kundërshtarin, ka pasur një incident tragjik shumë të rëndë, që ishte vrasja e aktivistit tonë të shquar Artan Zeka, në Katundin e Ri, nga një fanatik, me një akt të shëmtuar, ai vendoste posterat në palestrën e tij, ky i thoshte pse i vendoste posterët. Nuk ka pasur incident tjetër.
Vrasja e kryetarit të degës së PDK-së në Malësi të Madhe...
Këtu mua më vjen keq, nëse ka elementin më të vogël të karakterit politik, por deri sot ka zero element politik, tani nëse një funksionar i një partie pëson aksident, apo një vrasje edhe quhet politike, kjo është qesharake, kjo është qesharake, zotëri. Më thuaj cili ishte elementi politik i saj?
Elementi është se ai ishte kryetar i një partie në një zonë të caktuar, ishim në kulmin e fushatës elektorale dhe nga ana tjetër ka pasur edhe një vrasje të një deputeti të PS-së përpara fushatës zyrtare, faktikisht. Elementi politik lidhet me lehtësinë për t u goditur drejtuesit politikë, qofshin këta lokalë, nga elementë kriminalë...
Së pari, nuk ka shqiptarë që thotë ose që ka thënë deri më tani se problemi i deputetit ishte politik...
...Jo, por ishte një njeri me imunitet...
...Prit një minutë, se ishte politik në radhë të parë, po hetohet, do të gjenden shkaqet. Problemi i dytë i këtij, as nuk ishte në fushatë, as nuk ishte kandidat, ky ishte një qytetar që pësoi një fat tragjik, për të cilin policia po heton. Nuk ka gjë më të shëmtuar, më të shëmtuar sesa të përdhosësh një të vdekur. Ai vdiq, e vrau dikush, ç ndodhi do të sqarohet çdo gjë, rrethanat dhe pse vdiq ai tani të tundësh flamurin si bën kryetari i opozitës, ky përsërit Trebickën. Po të hyjmë në kod, mund ta them unë ty, por kjo s ndodh kurrë ta themi, ku po shkonte ai të pyes unë ty? Ku po shkonte ai, të pyes unë, ku po shkonte nga Malësia e Madhe, tek kush po shkonte?
Thuhet që do të shkonte të takonte kryetarin e partisë së tij...
Atëherë në kodin më të prerë, ka një problem aty që unë s e them, se jam i bindur që s ka asnjë problem.
Ju po akuzoni zotin Ndoka që ka gisht në vdekjen e tij...?
Jo, kategorikisht, jo, e mora si shembull. Është njëlloj si të themi ne tani që ai e thirri dhe shih aty. Është qesharake. Po shkonte me takuar zotin Ndoka, në të gjitha kohërat ajo ka përbërë një problem për Sali Berishën në mënyrë absolute, që e dinë se çfarë mund të them, aty nuk ekziston asnjë problem, nuk bëhet në këtë mënyrë, do të ishte njëlloj sikurse të thoshim ne tani që ai që e thirri, ai e nxori në pritë. Muhabete janë këto? Këto janë turpe. Ky është primitivizëm, politika nuk mund të udhëhiqet nga gjëra të tilla, është një i vdekur, ta hetojnë, familja po e qajnë, familja ka nevojë të dijë edhe ajo se si vdiq djali, burri, prindi.
Por dy ditë para kësaj ngjarje, zëvendësja juaj në PD, Jozefina Topalli, në fushatën elektorale pranë atij fshati bëri një deklaratë, mund të themi jonormale, ku e akuzoi kreun e PDK-së si mafioz. A është normale kjo gjuhë?
Më thuaj mua se çfarë mund të ketë lidhje midis kësaj deklarate dhe atij aksidenti. Ka një lidhje, ta them unë, atyre që u dogji kësula, Edi Ramës i dogji kësula pas veshit, pasi ajo e goditi Edin, pikërisht në pikën e tij më të dobët, në këtë çështjen e të shkuarës së tij dhe lidhjeve familjare me krimet e komunizmit, e të gjitha këta. Tani ky është reagimi, kjo është dobësia e tyre. Ata tani, nga deklarata që dënoi krimin, Edi Rama po të mos donte që të akuzohej, të votonte ligjin e dënimit të krimit kundër komunizmit.
Akuza ishte drejtpërdrejt për PDK-në...
Po lërë ti, reagimin s e bëri PDK, por Edi Rama.
Kishte një deklaratë të zonjës Topalli, me ketë që ju po thoni se jeni dakord me shprehjet e saj, por a jeni dakord me të njëjtin qëndrim për Partinë Republikane?
Një minutë, përpjekjet për të lidhur vdekjen tragjike të një njeriu, unë për çdo të tillë kam respektin e padiskutueshëm, përpjekjen për të lidhur vdekjen tragjike të njeriu me një denoncim të lidhjeve me krimet e komunizmit të Edi Ramës, kjo është jashtëzakonisht fatkeqe. Për sa i përket PR-së, është aleat kryesor i Partisë Demokratike.
Ka dy qëndrime të ndryshme midis jush dhe zonjës Topalli?
Absolutisht jo. Të jesh i sigurt që vetëm një qëndrim ka.
Ishte lapsus i zonjës Topalli?
Mund të jetë një kështu...
Të nesërmen në mëngjes keni pasur një takim në selinë e PD?
Të nesërmen është bërë sqarimi, PR është aleati ynë.
Do ta keni në qeverinë e ardhshme zotin Mediu sërish ministër?
Kjo s varet nga unë, ky është problem i PR.
Nëse jua ofron, do ta pranoni sërish pjesë të kabinetit tuaj qeveritar?
Zoti Mediu është udhëheqësi i asaj partie dhe ajo parti ka të drejtën e vet të plotë të përcaktojë cilin do të sjellë në qeveri, e para. E dyta, zoti Mediu, e kam thënë dhe do ta them prapë dhe do ta them gjithmonë, në procesin e anëtarësimit në NATO, është një nga njerëzit me kontributin më të madh që unë njoh në këtë vend. E treta, në një akt përgjegjësie të plotë morale, dha dorëheqjen, u akuzua në mënyrë politike nga ata që u leverdiste të përdornin Gërdecin për qëllime politike dhe morën turpin me akuzën që bënë. U spostuan në fakt ushtarakët. Ndaj edhe unë, zotin Mediu, pa e dënuar gjykata, unë e pranoj tërësisht të pafajshëm, nga ana ligjore, nga ana morale ai ka dhënë dorëheqjen.
A ka një pakt le të themi, qoftë edhe të fshehtë, mes jush, zotit Meta, zotit Nano, për të bërë një fushatë kundër zotit Rama siç ka zëra kohët e fundit? Pra ekziston një lloj blloku i politikanëve të filluar më herët...
Jo, absolutisht jo. As nuk ka dhe as nuk mund të ketë. Të dy ata janë eksponentë kryesorë të së majtës, asnjëri nuk është i bërë nga Sali Berisha, janë bërë vetë, që dihet. Problemet e tyre janë brenda së majtës, pa asnjë lidhje, po të jetë problemi zoti Peza, në krahun e Ramës qëndrojnë të gjithë ata që kanë ikur nga unë.
Që janë?
Lëre se do t u prish punë tani, por dihen ata të gjithë, ata që kanë përreth, përfshirë vetë Ramën, ata kanë qenë në partinë time.
Vetëm 20 minuta qëndroi zoti Rama tek partia juaj?
Po lëre këtë. Kështu që nuk ka asnjë gjë, nuk konceptoj që të kem një problem. Natyrisht, ka një gjë, nuk mund të mos themi që e majta është me probleme, është me probleme.
Të natyrës?
Problemi më madhor dhe historik i së majtës është moskandidimi i Ramës. Ky është një akt i pafalshëm. E ka parë si i ka bllokuar të gjithë reklamat e Korçës me reklamat e tij, kur qytetarët s votojnë atë. Nuk bëhet ajo. Por nëse ti vendos portretin, vendos emrin në listë.
Por votohet partia me ligjin që ju bashkë bëtë në Parlament, simbolizohet sistemi me liderin...
Ky sistem ka një kusht, listën e udhëheq kryetari, ky është kushti i këtij sistemi. Për fat, lista është e kryetarit, të tjerët janë deputetë, por kryetar liste është kryetari. Rama mund të them, për mendimin tim, ka bërë një gabim, do ta quaja historik për të majtën, jo për mua.
A ka një piketë politike që doni të arrini, pas të cilës të thoni që do të dorëzohem, do të tërhiqem?
Kur isha në jetën akademike, ndonëse në mjekësi, por me ato njohuri të miat në shkencat ekzakte, ajo që më tërhiqte më shumë ishte Perpetum Mobile dhe në kërkim të saj ishte një fenomen magjepsës për të cilin shkenca nuk arriti, bëri shekuj e shekuj, unë flas nga bota akademike... Por çfarë më ndodhi mua, më ndodhi që në politikë e gjeta atë që s e kishte gjetur tek shkenca: Perpetum Mobile dhe Perpetum Mobile për mua janë reformat. A mundem unë të shkëputem nga Perpetum Mobile, nuk ka njeri që shkëputet dot prej saj...
Nga një anë është e mirë dhe nga një anë është e frikshme...
Jo, s është pushteti, injoroje pushtetin, problemi është se ju një gjë, pushteti është një anë, reformat janë pasioni im, gjithçka janë reformat.
Në rast se shqiptarët me verdiktin e tyre ia japin Ramës dhe PS-së, a do ta prisni në zyrë për t ia dorëzuar qeverinë?
Po s është ky problemi. Por më thuaj mua se pse ia braktisën festën e 33-shit, nuk ishte puna e shiut, por mos e thello më tutje këtë muhabet...
Ju i garantoni shqiptarët që vota e tyre do të numërohet drejt dhe do të jetë e lirë dhe e ndershme deri në fund...
Vota e shqiptarëve do të numërohet kësaj radhe më transparente dhe më bukur se kurrë në ndonjë vend, do të numërohet përpara kamerave elektronike, një sistem i përkryer. Nuk kam dëgjuar që të ketë një vend të tillë si kjo që po bëjmë ne, mund edhe të ketë. Jam i lumtur që po e mbyll mandatin e parë me një numërim të tillë, kaq dinjitoz dhe transparent për vendin tim.
Nëse humbni, çdo të bëni ditën e parë ?
Pas zgjedhjeve, do të shkëmbej mesazhet e urimit për të gjithë mbështetësit e mi, do t u shpreh mirënjohjen dhe kontributin e jashtëzakonshëm që dhanë në këtë fitore, do të komunikoj edhe me miqtë e mi kudo në botë. Mund të marr një ditë apo dy ditë pushim. Pushime në Shqipëri, jashtë nuk bëj, me familjen, por edhe miqtë. Shkoj unë jashtë, por pushimet i bëj në Shqipëri. Marrë me shkurtime nga Ora Neës
Ky lajm është publikuar: 25/06/2009