Presidentët rajonalë: Bashkëpunim për integrimin evropian të vendeve tona
Autori i Lajmit: red.
Për herë të parë, qëkurse është njohur Kosova si shtet i pavarur, Presidenti i saj, Fatmir Sejdiu, është ulur dje si i barabartë në një tryezë me tre homologët e tij të rajonit. Kjo tryezë u thirr me ftesë të homologut të tij shqiptar, Bamir Topi, në qytetin bregdetar të Vlorës. Në këtë takim merrnin pjesë presidenti maqedonas, George Ivanov, si edhe ai i Malit të Zi, Filip Vujanoviç. Presidentët e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi kanë konfirmuar në një zë dëshirën dhe vullnetin politik për bashkëpunim mes tyre në emër të integrimit euroatlantik të vendeve të tyre. “Në këtë takim, trajtuam tema për situatën dhe sigurinë në rajon, për kontrollin e krimeve të detit, patjetër dhe për një klimë atraktive për të gjithë investitorët që vijnë në rajonin tonë”,- është shprehur Topi në konferencën e përbashkët për shtyp. Ai tha se gjatë këtij takimi me presidentët e vendeve fqinje të Shqipërisë, shprehu mendimin që vendet e Bashkimit Evropian do të na vlerësojnë më shumë nëse ne do të bashkëpunojmë me njëri-tjetrin. “Vlerësova se që nga karta e Adriatikut 3, ne kemi arritur në kartën e Adriatik 5, duke shprehur dëshirën që atë që arriti Shqipëria dhe Kroacia me futjen në NATO, ta arrijnë dhe vendet e tjera”,- tha ndër të tjera presidenti shqiptar. Nga ana tjetër, ai theksoi se 4 presidentët kanë dalë me një përfundim të përbashkët nga ky takim, që nga terminologjia e përgjithshme, të dilet edhe me fakte konkrete. “Nuk është e rastit që brenda një muaji ne të takohemi disa herë me njëri-tjetrin, çka do të thotë se ka një diferencë në lidhje me raportet që kanë qenë dikur mes nesh. Shpreh dëshirën që ky takim të pasohet edhe me të tjera”, e përfundoi fjalën e tij Topi. Nga ana e tij, presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, deklaroi se në këtë takim pati mundësinë për komunikime më të mirat të mundshme me përfaqësuesin maqedonas, atë malazez dhe shqiptar. “Qytetarët tanë lëvizin lirisht dhe janë shtete që e njohin njëra-tjetrën dhe janë shtete që aspirojnë të ecin në rrugën e përbashkët të integrimit euroatlantik”,- tha ai. Ndërsa Kreu i Shtetit maqedonas deklaroi se tashmë në rajon po vendosen raporte të njëjta dhe se ai po bëhet kompatibël e po dërgon mesazhe të mira jashtë tij. Nga ana e tij, presidenti i Malit të Zi pohoi se nuk ka një Evropë pa një Ballkan Perëndimor të integruar brenda saj”. Pas takimit me homologët rajonalë, presidenti Sejdiu ka zhvilluar një takim dhe me kryeministrin shqiptar Sali Berisha.
Berisha vlerësoi faktin se pavarësia ka prodhuar paqe dhe stabilitet, ndërsa Sejdiu shprehu konsideratën e tij më të lartë, për reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare dhe progresin e vendit. Personalitetet e të dy vendeve shkëmbyen mendime lidhur me thellimin e bashkëpunimit të gjithanshëm, duke u ndalur në mënyrë të veçantë në fushën ekonomike. Berisha ashtu si edhe Sejdiu e cilësuan rrugën Durrës-Kukës një korridor jashtëzakonisht të rëndësishëm si një urë lidhëse që do të nxisë lëvizjen dhe shkëmbimet jo vetëm ndërmjet dy vendeve, por edhe në rajon.
Ky lajm është publikuar: 25/06/2009