Shtohen fletët e votimi, PS: Vendimi për arsye manipulimi
Autori i Lajmit: Suela Topi
Vendimi
Shtimi i numrit të fletëve të votimit, 3 ditë para datës së zgjedhjeve, krijon dyshime për manipulime. Kështu e ka konsideruar përfaqësuesi i socialistëve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Genci Gjonçaj, projektvendimin e diskutuar dhe miratuar dje nga ky Komision lidhur me shtimin e rreth 700 fletëve të votimit për t u dhënë të drejtën e votës të burgosurve në Fushë-Krujë dhe atyre në burgun e Kosovës në rrethin e Elbasanit. Drejtori i Drejtorisë së Teknikës dhe Informacionit, Petrit Gjokutaj, tha se listat e zgjedhësve për këto KZAZ janë, por nuk kanë ardhur në kohën e duhur dhe për këtë arsye ato nuk janë llogaritur dhe tani ka lindur nevoja për të shtuar numrin e fletëve të votimit të prodhuara. Por ky argument nuk ka qenë bindës për Gjonçajn, i cili pohoi se është tërësisht në kundërshtim me ligjin miratimi i një projektvendimi të tillë. Këtë argument mbështetën dhe anëtarët opozitarë të KQZ-së. Nënkryetarja Dëshira Subashi tha se ka mangësi në dokumentacion sepse informacionet nuk janë protokolluar. Por për përfaqësuesin e demokratëve në KQZ, Njazi Kosovrasti, shkelja e ligjit nga vendorët, të cilët nuk kanë paraqitur në kohë listat, nuk duhet t u heqë mundësinë e votës këtyre të dënuarve. Ai hodhi poshtë komentet e përfaqësuesit socialist, ndërsa pohoi se nuk ka asnjë mundësi abuzimi nga ky kontingjent, i cili është i burgosur dhe për pasojë do të mund të votojë vetëm në burg.
Debatet
“Për shkak të gabimit shumë të rëndë të pushtetit lokal dhe ministrisë përkatëse për burgun e Fushë- Krujës dhe burgun e Kosovës në komunën Fierzë të Elbasanit, nuk kanë qenë në listën e votuesve kështu që nuk është prodhuar fletëvotimi për ta.
Për ta ndrequr këtë mangësi, menduam të futnim për diskutim miratimin e fletëve shtesë, 410 copë në rastin e parë dhe 288 në rastin e dytë për t u prodhuar që të bëhet i mundur votimi në këto dy burgje”, - tha dje Ristani. Por ky projektvendim solli menjëherë reagimin e Gjonçajt, i cili tha se nuk mund të prodhohen fletëvotimi 3 ditë para kur dihet qartë se kontrata parashikonte se firma përkatëse që merret me prodhimin e tyre do të mbyllte këtë proces menjëherë pas prodhimit të fletëve. Madje, tha Gjonçaj, në kontratë thuhet dhe se kësaj firme i ndalohet të sjellë në Shqipëri këtë lloj flete për një kohë të caktuar. “Jemi 3 ditë para ditës së votimit dhe ju trajtoni një problematikë të qendrave të votimit. Kësaj i ka kaluar afati që më 21 qershor kur ju vendosët për qendrat e votimit dhe jo më 3 ditë para zgjedhjeve. Ju e përfunduat këtë kur vendosët për qendrat e votimit, adresat dhe fletët e votimit. Listat përfundimtare të zgjedhësve nuk mund të ndryshojnë 3 ditë para zgjedhjeve”, - tha ai. Përfaqësuesi i socialistëve në KQZ pohoi se këto dy qendra votimi janë përmendur dhe në mbledhjen e fundit, por nuk u tha asgjë për to. Duke hedhur dyshime për këtë proces ai tha se krijohen mundësitë për manipulim. “Kur thoni 600 fletë unë them se mund të keni kërkuar dhe 60 mijë se është në kundërshtim me ligjin dhe gjëra në kundërshtim me ligjin krijojnë mundësinë për të menduar se nuk janë të rastësishme. Nuk ka për detyrë komisioni që të kërkojë vendimmarrje në kundërshtim me ligjin për sa kohë që nuk ka arsye të fortë manipulimi. Unë mendoj se ju po mendoni në mënyrën më të pakuptimtë për prishjen e procesin”, - akuzoi Gjonçaj. Duke e konsideruar këtë veprim si një panik të qeverisë ai tha se është e pakuptimtë se si KQZ pranon të firmosë në kundërshtim me ligjin. Gjonçaj u bëri thirrje anëtarëve të KQZ-së të mos miratonin vendimin. Në mbështetje të këtij argumenti erdhën dhe anëtarët opozitarë të Komisionit. Nënkryetarja Subashi tha se praktika e kësaj vendimmarrjeje ishte kundër çdo ligji, prandaj ajo nuk mund të votonte pro. “Dhe unë jam e shqetësuar për të drejtën e votës, por gabimi nuk është yni dhe KQZ nuk mund të vazhdojë të shkelë ligjin për shkak të një shkeljeje që është bërë nga vendorët”, - tha ajo. Subashi shtoi se projektvendimi kishte dhe një tjetër problematikë që nuk ishin të protokolluara të gjitha dokumentet dhe për pasojë ato linin hije dyshimi. Këtë argument e mbështeti dhe Pandeli Varfi. Por përfaqësuesi i demokratëve, Kosovrasti, e kundërshtoi këtë gjë. Ai pranoi shkeljet që ishin bërë nga pushteti vendor, por sipas tij, nuk mund t u hiqej e drejta e votës këtyre personave për shkak të një gabimi. Sipas tij, KQZ si rregullator i procesit nuk mund të lërë pa votuar këta persona të cilët nuk kanë as mundësinë për të kërkuar të drejtën e votës. “Kanë mbetur të burgosur pa fletëvotimi. E ka fajin drejtori i burgut, kryetari i bashkisë apo dikush tjetër, ky është problem që gjendet, por kjo nuk mund të pengojë votimin e të burgosurve, një e drejtë kjo kushtetuese”, - tha ai. Këto argumente u mbështetën dhe nga anëtarët e mazhorancës në KQZ. Pas debateve që zgjatën mbi 2 orë, KQZ me 4 vota pro dhe 3 kundër vendosi prodhimin edhe të 700 fletëve të votimit shtesë të cilat do të kushtojnë rreth 2500 euro më shumë për buxhetin e shtetit dhe do të vijnë në Shqipëri ditën e premte.
Ky lajm është publikuar: 25/06/2009