Sot është 81 vjetori i krijimit të Gardës Republikës së Shqipërisë

Garda e Republikës, një strukturë me status të veçantë në Ministrinë e Brendshme, feston sot 81 vjetorin e krijimit të saj. Garda e Republikës së Shqipërisë e krijuar në 24 Qershor të vitit 1928, fillimisht mori emrin "Garda Mbretnore e Shqipërisë". Në vitin 1945 kjo strukturë u quajt "Batalioni Special" i Shtabit të Përgjithshëm, ndërsa mori emrin "Garda e Republikës së Shqipërisë", në shkurt të vitit 1947, emër të cilin mban edhe sot. Garda e Republikës së Shqipërisë, si një strukturë me status të veçantë në Ministrinë e Brendshme, gjithmonë ka përmbushur me sukses misionin e saj ligjor; ruajtjen e mbrojtjen e personaliteteve të larta të shtetit shqiptar, si dhe personaliteteve të huaja që vizitojnë vendin tonë. Një koncert festiv do të organizohet me këtë rast në orën 19.00 të ditës së sotme, pranë ambjenteve të Gardës, ndërkohë që hyrja do të jetë e lirë./a.gj/
...