Masat lehtësuese për pajisjen e qytetarëve
14/04/2009 Kartat e identitetit
Qeveria ka përpiluar një skemë të re, e cila ka për qëllim lehtësimin për pajisjen e qytetarëve me kartat e reja të identitetit. Kryeministri Sali Berisha ka bërë publike këtë skemë, e cila përmes kompensimit, faljes dhe detyrimit, përmes formave lehtësuese ka për qëllim nxitjen e qytetarëve për t’u pajisur me kartat e reja. Të gjithë qytetarët me ndihmë ekonomike, me të drejtë vote qeveria do të kompensojë 1000 lekë të reja, ndërsa 200 lekët e tjera do t’i japin vetë qytetarët. Ata që kanë marrë kuponin me shumën e caktuar fillimisht do të rimbursohen. Berisha tha se për studentët, fakultetet dhe Ministria e Arsimit do të mundësojë kompensimin e 1000 mijë lekëve, ndërsa 200 lekë do ta japin para se të hynë në provime, duke e shoqëruar me kartën e re të identitetit. Ndërkohë romët dhe egjiptianët do të pajisen falas. Për sa u përket pensionistëve me pension minimal, Berisha tha se më 1 maj përveç rritjes së parashikuar do të marrin edhe shumën prej 1000 lekë, ndërkohë që 200 lekë do t’i japin vetë. Ai tregoi edhe masat shtrënguese për këtë kategori. Sipas kësaj skeme, ata do të kenë dy muaj afat. Berisha tha se masat merren me qëllim që të shkohet në zgjedhje me kartat e reja.