E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Jo ndryshimit të kufijve në Bosnje

 

Kryeministri Sali Berisha në takimin me kryediplomatin turk Davutoglu kanë ndarë të njëjtin mendim në lidhje me situatën në Bosnje. Sipas njoftimit për shtyp, Kryeministri Berisha dhe ministri i Jashtëm turk Davutoglu shprehën qëndrimin e të dy qeverive për mos ndryshim të kufijve të Bosnje Hercegovinës si dhe për mos ndryshim të kufijve ndërkombëtarë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, si garancia e vetme për paqen dhe sigurinë në Rajon. Ministri turk Davutoglu u shpreh se Turqia vlerëson lart kontributin personal të Kryeministrit Berisha dhe qeverisë së tij në konsolidimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera miqësore mes dy vendeve dhe dy popujve miq. Berisha e vlerësoi këtë vizitë si një vizitë shumë të rëndësishme dhe një shprehje më shumë të marrëdhënieve të shkëlqyera që ekzistojnë mes të dy qeverive dhe të dy vendeve. “Populli shqiptar dhe populli turk janë të lidhur me mijëra fije miqësie tradicional e ndjenjash solidariteti dhe jemi të lumtur, që gjatë viteve të fundit kjo miqësi dhe këto marrëdhënie të shkëlqyera ka njohur rritje dhe konsolidim të mëtejshëm dhe kanë arritur nivelet më të larta, u shpreh Kryeministri Berisha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›