E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli: Falënderoj Turqinë për Kosovën

 

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli në takimin me kryediplomatin turk i ka vlerësuar si mjaft pozitive marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve. Duke vlerësuar si shumë domethënëse mbështetjen e Turqisë, veçanërisht në partneritetin në NATO, Kryetarja e Kuvendit tha se bashkëpunimi ndërparlamentar  ka nisur të marrë një dimension të ri, duke e bërë diplomacinë parlamentare komplementare të diplomacisë ekonomike. Kryetarja e Kuvendit vlerësoi mbështetjen e jashtëzakonshme të Turqisë për njohjen e pavarësisë së Kosovës, ndërsa ministri Davutoglu theksoi se Turqia ka në prioritet të politikës së saj të jashtme vijimin e mbështetjes për rritjen e numrit të vendeve që njohin shtetin e ri të Kosovës. Duke shprehur kënaqësinë për nivelin e shkëlqyer të bashkëpunimit parlamentar, kryetarja e Kuvendit tha se mirëpret në një vizitë të afërt kryetarin e Asamblesë turke, ndërsa shprehu bindjen në thellimin e bashkëpunimit konkret edhe mes komisioneve të jashtëm dhe komisioneve të tjera reciproke. Turqia është e interesuar për dinamizmin të bashkëpunimit parlamentar me Shqipërinë, pasi Parlamenti është shpirti i një kombi”, tha sot ministri i Jashtëm i Turqisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›