E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha, KINGLOR SRL: Projekte për ndërtimin e TEC-it

Kryeministri Berisha priti dje në një takim përfaqësuesit e kompanisë KINGLOR SRL, të cilët prezantuan partnerin e ri të konsorciumit që do të marrë pjesë në projektin për ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës. Kompania që hyn në këtë konsorcium është “Ratia Energie” e kryesuar nga Fabio Boçiola. Përfaqësuesit e dy kompanive shprehën angazhimin e tyre që si konsorcium të arrijnë maksimumin në këtë projekt, për të cilin do të nisë procedura e tenderimit. Kryeministri Berisha i përgëzoi investitorët për këtë sipërmarrje dhe i siguroi se procesi i përzgjedhjes së projektit për ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës do të jetë transparent dhe profesional duke mbrojtur njëkohësisht interesin publik dhe atë të biznesit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›