Meta, takim me shefin e FMN-së në Tiranë
Lideri i LSI-së, z. Ilir Meta, zhvilloi dje në selinë e LSI-së një takim me shefin e Misionin të FMN-së, z. Gerëin Bell dhe znj. Ann Margret Ëestin, përfaqësuese e përhershme e FMN-së në Tiranë. Çështja e diskutuar në takimin mes tyre u përqendrua kryesisht në zhvillimet makroekonomike dhe në mënyrë të veçantë, në problematikën e buxhetit të vitit 2008 dhe projektbuxhetin e vitit 2009. Kreu i LSI-së, Meta, shprehu shqetësimin lidhur me risqet që po kërcënojnë stabilitetin makroekonomik në vend dhe mungesën e reformave për të siguruar një rritje ekonomike të qëndrueshme. Në këtë kontekst z. Meta theksoi se buxhetet e qeverisë së djathtë vuajnë nga politikat populiste, duke rrezikuar në mënyrë të vazhdueshme situatën ekonomike në vend. Nga ana e tij, z. Bell theksoi shqetësimin e tij për buxhetin e 2009-ës dhe të situatës makroekonomike në përgjithësi, si performanca fiskale, borxhi i madh publik, reforma e domosdoshme e pensioneve, si dhe vuri theksin në shtrembërimet dhe deformimet që sjellin në treg dhe në klimën e biznesit, pikërisht aplikimi i pagesave reference. Gjithashtu, ai tërhoqi vëmendjen për politika më të kujdesshme dhe emergjente lidhur me efektet që pritet të ketë në ekonominë shqiptare kriza mbarëbotërore e tregjeve financiare.