E Diel, 1 Nëntor 2026

Kush është Andrea Marto ?

Vetëm para pak kohësh ai është shkarkuar nga detyra si Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, por kjo nuk është detyra më e lartë që ka mbajtur në administratë. Më parë gjatë bashkëpunimit të PBDNJ-së me Partinë Socialiste Marto ka qenë zëvendësministër në Ministrinë e Arsimit dhe e Shkencës nga 1997-ta deri në 2001-in. Dhe më pas po në këtë institucion ka punuar për një vit si

Sekretar i Përgjithshëm. Marto ka punuar dhe jashtë sektorit publik duke shërbyer si Drejtor i Departamentit të Burimeve Njerëzore dhe Administratës dhe Drejtor i Departamentit të Marrëdhënieve me Sektorin Publik në kompaninë AMC. Marto është aktivizuar në strukturat e larta partiake të PBDNJ-së.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›