Kina falënderon Berishën për Lojërat Olimpike
Këshillit të Shtetit i Republikës Popullore të Kinës, zoti Wen Jiabao. Nëpërmjet këtij telegrami, Kryetari i Këshillit të Shtetit i Republikës Popullore të Kinës, zoti wen Jiabao i shpreh Kryeministrit Berisha, qeverisë dhe popullit shqiptar falënderime të sinqerta për mbështetjen dhe ndihmën e dhënë për organizimin e suksesshëm të Lojërave Olimpike të Pekinit. Në vazhdim të telegramit, Kryetari i Këshillit të Shtetit i Republikës Popullore të Kinës, zoti Wen Jiabao shprehet me optimizëm për çuarjen përpara në një nivel të lartë të marrëdhënieve të bashkëpunimit mes dy vendeve. “Gjatë qëndrimit Tuaj në Pekin për të ndjekur ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike, ne kemi ndarë shumë mendime të përbashkëta të rëndësishme për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe. Unë dëshiroj të përpiqem së bashku me Shkëlqesinë Tuaj për çuarjen përpara të marrëdhënieve të bashkëpunimit miqësor midis Kinës dhe Shqipërisë drejt një stadi më të lartë”, - shkruan Kryetari i Këshillit të Shtetit i Republikës Popullore të Kinës, zoti Wen Jiabao, në telegramin drejtuar Kryeministrit Berisha.