Meta: Rama marrëveshje me Berishën për tu bërë deputet
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim zbardhi dje një skenar të liderit socialist, Edi Rama, sipas të cilit ai po mundohet të shpëtojë mandatin e kryebashkiakut dhe njëkohësisht të bëhet dhe deputet në 2009-ën. Në një takim me anëtarë të LSI-së në Mallakastër, Meta deklaroi se Rama ka bërë një marrëveshje me kreun e mazhorancës, Berisha, për të sanksionuar në Kushtetutë dhe në Kodin Zgjedhor që kryetarët e bashkive të jenë edhe deputetë. Kjo, sipas Metës, në këmbim të një tjetër mandati qeverisës për Sali Berishën. “Nëse Edi Rama quan reformë me Sali Berishën që të ndryshojnë Kushtetutën dhe Kodin, e ta vënë që kryetarët e bashkive mund të jenë dhe deputetë, në mënyrë që ai në 2009-ën të jetë deputet dhe kryetar bashkie, meqenëse mandati i mbaron në 2011-ën dhe Sali Berisha të rrijë dhe katër vjet të tjera Kryeministër, sigurisht që këtë lloj pseuodoreforme ne socialistët dhe progresistët e vërtetë e quajmë tradhti dhe nuk do ta tolerojmë”, - deklaroi kreu i LSI-së, Meta. Në fakt, vetë Rama ka lënë të hapur një kandidim të mundshëm në zgjedhjet e vitit 2009. Në mbledhjen e fundit të Asamblesë Kombëtare të muajit korrik, Rama, i pyetur nga disa anëtarë të AK-së për procedurat e përzgjedhjes së kandidaturave, nuk e mohoi ambicien e tij për t’u bërë deputet. “As unë nuk do jem në krye të tyre”, - është shprehur Rama, duke lënë të nënkuptuar se ai do kandidojë, ndërsa deputetët aktualë do ta kenë shumë të vështirë rikandidimin. Por në kuadër të bërjes së një ligji të ri zgjedhor, çështja rikthehet sërish dhe sipas liderit të LSI-së, që Ramës t’i hapet rruga për të kandiduar si deputet, do të sanksionet në Kushtetutë, por edhe në Kodin Zgjedhor.
Protesta
Deklarata e tij u bë në kuadër të përgjigjes që Meta rezervoi për Edi Ramën lidhur me protestën e ditës së premte. Meta u shpreh se e sheh të panevojshme kërkesën për falje drejtuar qytetarëve nga ana e kreut socialist se mund të ishin bezdisur nga banderolat, pasi sipas tij, në demokraci qytetarët shprehen përmes forcave politike. Përveç kësaj, ai e konsideroi mashtrimin e radhës idenë e PS-së për një protestë me karakter qytetar. “Ata që një herë mburren se nuk janë socialistë dhe kërkonin nxjerrjen jashtë ligjit të PS-së, pastaj bënin sikur ishin socialistë, dhe që sot kanë dalë me një parullë të re: që nuk na duan flamujt e asnjë partie, por na duhet flamuri i qytetarëve, që nuk është veçse një intrigë, një mashtrim dhe një demagogji, sepse në demokraci qytetarët shprehen përmes forcave politike, qytetarët e konkretizojnë vullnetin e tyre në këto institucione politike. Por, ata që nuk duan institucione, ata të cilët nuk duan të ballafaqohen me forumet e partive të tyre dhe me institucionet e shtetit, kërkojnë që qytetarët t'i shkojnë si një turmë amorfe pa kuptim dhe t’i lënë ata në mëshirë të fatit arbitraritetit të tyre”, - u shpreh Meta. Kreu i LSI-së preku edhe çështjen e ligjit të prokurorisë. Në qëndrimin e shprehur me parë, LSI-ja mendon se nuk ka nevojë për një ligj të ri për prokurorinë, por amendim të atij aktual, në të kundërt të PS-së që kërkon një ligj të ri ndryshe nga ai që ka paraqitur tashmë mazhoranca. “Para se të shkoja në takim me Ramën, isha me një diplomat shumë të lartë amerikan dhe e pyeta: “Mos e keni kërkuar ju ligjin për prokurorinë”? “Jo”, - tha, - ne nuk e kemi kërkuar një ligj të tillë, ne duam që prokuroria të jetë e pavarur, Gërdeci të hetohet deri në fund dhe Shqipëria të ketë zgjedhje të ndershme në 2009”, tha Meta.