Berisha: Ka korrupsion, por jo si në ‘05
Kryeministri Sali Berisha ka vijuar dje turin "Shqipëria në NATO" në qytetin e Divjakës.
Duke folur para qytetarëve, kreu i qeverisë u shpreh se kabineti që ai drejton po mban premtimet lidhur me investimet në këtë qytet. Berisha tha se në vend ka ende korrupsion, por shtoi se ai është në nivele shumë më të ulëta se në 2005-ën. "Akti i parë i kësaj qeverie ishte që qeveria dhe administrata duhet të ishin jashtë konfliktit të interesit. Unë nuk them se sot nuk ka korrupsion, por sot nuk ka zyrtarë që kanë monopole, ashtu siç i kishin 3 vjet më parë dhe nuk do të kenë derisa të jem në pushtet. Për këtë ju jap fjalën", u shpreh kryeministri. Gjatë vizitës në Divjakë, Berisha mori pjesë në inspektimin e fazës përfundimtare të rrugës Tre Urat-Grabian. Rruga, e cila pritet të përfundojë brenda muajit korrik, ka një gjatësi prej 6 kilometrash dhe është investim i qeverisë shqiptare, një vlerë prej 44 milionë lekë. "Në këtë komunë qeveria ka investuar për rrugën, të cilën e kanë pritur prej 100 vjetësh banorët e kësaj treve, 44 milionë. Ju e patë kryetarin e Bashkisë me fondet e tij ka ndërtuar hyrjen me dy korsi, të denjë për qytetarët e vet. Qeveria në Grabian ka investuar ndjeshëm në ujësjellës, kanalizime dhe në të gjithë infrastrukturën", theksoi kreu i qeverisë. Më tej, Berisha mori pjesë në çeljen e sezonit turistik në këtë qytet. Sipas tij, çelja e sezonit turistik shënon një ngjarje të rëndësishme për banorët dhe për të gjithë turistët, të cilët do të jenë më të shumtë në numër këtë vit. "Erdha t'u përshëndes përzemërsisht në këtë ngjarje të madhe për të gjithë qytetarët e Divjakës, familjet e kësaj bashkie të mrekullueshme të Lushnjës dhe të mbarë Shqipërisë. Çelja e sezonit turistik është çelja e sezonit të haresë, të shërbimeve ndaj pushuesve, ndër të cilët ju jeni më të shquarit. Vitin e kaluar ju ia dolët të merrni 35 për qind turistë më shumë se një vit më parë. Këtë vit unë ju garantoj se do merrni shumë më tepër", theksoi më tej kreu i ekzekutivit.