E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Pragu natyral krijon Dushk"

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së Petrit Vasili, tha dje se, pragu natyral që vendos sistemi proporcional rajonal krijon një dushk të ri. 

"Çështja e pragut elektoral duket se, do krijojë vështirësi themel-ore. Rritja e tij në mënyrë natyrore në disa rajone, do të krijonte një dushk të ri", tha Vasili. Propozimin i LSI-së është vendosja e një pragu të barabartë për të gjitha rajonet, i cili do të vendoste në pozita të barabarta të gjitha partitë por dhe zgjedhësit. "Ne kërkojmë që të ketë një prag të barabartë të njohur për të gjithë, qoftë ky rajonal, por ama të gjitha rajonet dhe votat e shqiptarëve të vihen në raport të barabartë", u shpreh Vasili. LSI ka kundërshtuar sistemin proporcional rajonal, i cili ngre në mënyrë artificiale pragun elektoral, pasi krijon disproporcion mes votës së zgjedhësve në rajone të ndryshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›