Negroponte: Vazhdoni luftën ndaj korrupsionit
Shqipëria duhet të vazhdojë me reformat që ka nisur dhe mbi të gjitha në luftën kundër korrupsionit.
Deklarata është bërë në Uashington nga zv.sekretari i Departamentit të Shtetit, John Negroponte, gjatë një takimi me ministrin tonë të Mbrojtjes, Gazmend Oketa. "Lajmi më i mirë për ju dhe për ne ishte marrja e ftesës në Samitin e Bukureshtit dhe ju duhet që tashmë të vazhdoni të gjitha reformat që keni nisur dhe mbi të gjitha dhe luftën kundër korrupsionit", theksoi Negroponte gjatë këtij takimi. Në selinë e Pentagonit, Oketa u takua me zv.sekretarin e Departamentit të Mbrojtjes, Gordon England. "Kemi bërë shumë reforma si në sektorin ekonomik, ashtu edhe po vazhdojmë reformën elektorale dhe atë në drejtësi. Marrja e ftesës dhe vlerësimi që i bënë ecurisë shqiptare, tashmë na vë përballë detyrimeve të tjera", tha Oketa gjatë këtij takimi. Në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, Oketa u takua me zv.këshilltarin, ambasadorin James Jeffrey, i cili përgëzoi ministrin Oketa për ftesën e NATO-s dhe garantoi mbështetje nga SHBA për anëtarësimin e plotë të Shqipërisë në NATO. Duke njohur reformat e deritanishme në Shqipëri, Jeffrey inkurajoi qeverinë shqiptare për luftën ndaj korrupsionit. Në fund në selinë e Senatit amerikan, Oketa pati një takim me senatorin Richard Lugar, i cili mbështeti të gjitha përpjekjet dhe sidomos angazhimin e madh të marrë nga qeveria shqiptare për realizimin e objektivave që i kanë vënë vetes për anëtarësimin e plotë të saj në NATO.