"Komision të posaçëm për reformën"
Kryetari i PAD-së Neritan Ceka kërkon ngritjen e një komisioni të posaçëm për hartimin dhe miratimin e reformës zgjedhore. Por ai shprehet kundër bashkëkryetarëve aktualë, Islami dhe Rusmali.
"Të kemi një format të njëjtë, pra komision të posaçëm për reformën zgjedhore, por me bashkëkryetarë të rinj, për të diskutuar për kodin elektoral. Diskutimi për reformën zgjedhore nuk mund të bëhet vetëm me pjesëmarrjen e dy partive, por të gjitha partive parlamentare", tha Ceka. Sipas tij, sistemi që sapo u miratua kërkon dhe një korrektim kombëtar. Ceka hedh idenë e zonave të balancuara me numër të barabartë zgjedhësish. "Duhet që zonat zgjedhore të bëhen në mënyrë të balancuar, pra që të kenë numër të barabartë deputetësh për të gjithë vendin, duke mos kaluar të disproporcione të tilla, siç janë aktualisht me sistemin rajonal të sapo miratuar", tha Ceka.