Dështimet e sukseset e legjionarëve
Arjan Beqaj është i vetmi futbollist i Kombëtares shqiptare, që këtë sezon arriti të shpallej kampion i Qipros me skuadrën e tij Anorthosis Famagusta.
Ai është padyshim ndër më të suksesshmit e këtij sezoni, pasi ka qenë titullar i padiskutueshëm në skuadër dhe një nga shtyllat që e ndihmoi atë të shpallej kampion. Një sezon i shkëlqyer ka qenë edhe për Ervin Skelën, i cili me formën e mrekullueshme që shfaqi këtë vit i dha një ndihmë të madhe Energi Kotbusit dhe ishte një nga pedanë kryesore të skuadrës që bënë të mundur qëndrimin në Bundesligën 1. Ai ishte mesfushori më i aktivizuar i kampionatit gjerman me 2988 minuta të luajtura këtë sezon. Vlonjati arriti të shënonte shtatë gola këtë vit dhe i dhuroi skuadrës së tij tri fitore radhazi në javët e fundit. Një sezon i mirë ka qenë edhe ai Hamdi Salihit, pasi bomberi shkodran shënoi 14 gola këtë vit me austriakët e Riedit, 12 prej të cilëve në kampionat, ndërsa dy në eliminatoret e Kupës UEFA. Ai u rendit i treti në listën e golashënuesve të kampionatit dhe ndër legjionarët që luajnë jashtë, ka më shumë se gjithë të tjerët. Një sezon mbresëlënës është edhe ai i Lorik Canës, i cili tashmë është shndërruar në një lider te Marseja.