E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Kam luftuar gjithmonë për vlerat demokratike. Rama bëri 100 protesta, por prapë humbi

Share

Kryeministri Sali Berisha, teksa ka folur gjatë paradites së sotme në forumin Rinor Ballkanik demokrat, është shprehur se ai ka luftuar gjithmonë në vlerat demokratike në të cilat ka besuar.

Ne po punojmë për përmirësimin e arsimit në universitet dhe tashmë është shtrirë interneti në të gjitha shkollat. Ekipi im punoi për reforma të thella dhe në 6 vitet e fundit ka patur bum të jashtëzakonshëm në turizëm, u shpreh Berisha,

Gjatë fjalës së tij, Berisha është ndalur edhe tek zgjedhjet e 2009-s, duke thënë se nuk u arrit që të provohej se ato u vodhën apo manipuluan. Berisha tha se i ofroi Ramës gjithçka përveç rinumërimit të votave.

Natyrisht nuk mund të luftosh vendimin e Gjykatës, por ai u zëmërua shumë dhe organizoi një sërë protestash, sepse ne fituam mijëra vota më shumë. Mbi 100 protesta zhvilloi dhe pas tyre humbi edhe Tiranën. Gjithsesi opozita është sot në parlament dhe pranuan atë që unë i ofrova 2 vjet më parë, u shpreh Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›