E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama mbërrin në Preshevë: Mikpritje e ngrohtë

Poster qe lajmeron ardhjen e Edi Rames ne Presheve

PRESHEVE- Kreu i Partisë Socialiste njoftoi mbërritjen e tij në Preshevë nepermjet Twitter-it.

“Mberritem ne Presheve. Mikpritje e ngrohte pres me padurim bashkebisedimin publik me qytetaret ne ora 2 dhe pastaj takimin me te zgjedhurit”- shkruna kreu socialist.

Programi i vizitës së Ramës në Preshevë

Kryetari i PS do të arrijë në ora 14:00 ku dhe do ti bëhet pritja në qendër të qytetit.

Nga ora 14:15 deri 15:45, do të bëhet promovimi i Librit “Kurban” më Sallën e Kuvendit komunal të Preshevës.

Panelistë do të jenë:

Edi Rama (Autori i Librit)

Nerimane Kamberi (Shkrimtare)

Ragmi Mustafa (Sociolog)

Moderator: Enkel Rexhepi

Nga ora 16:00 – 17:00, është organizuar drekë pune e Edi Ramës me kryetarin e Komunës së Preshevës Ragmi Mustafa, kryetarin e Komunës së Bujanocit Shaip Kamberi, Besim Abduli Kryetari i kuvendit Komunal të Preshevës, Jonuz Musliu – Kryetar i Kuvendit komunal  të Bujanocit, Fehmi Beja – Nënkryetar i Kuvendit Komunal të Bujanocit.

Nga ora 17:00, Edi Rama do të jetë në emision direkt në TV Aldi me gazetarë të medieve lokale.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›