E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Berisha para të rinjve, gënjeshtra turpëruese për shoqërinë tonë

Kryetari i PS-së ka reaguar përmes Tuiterit në lidhje me deklaratën e Berishës para të rinjve.  Fjala e kryeministrit sot para të rinjve ishte një bllof i madh. Tha çorodi e gënjeshtra si përherë, të cilat janë turpëruese për shoqërinë tonë. Ora e ndryshimit troket fort, shkruan Rama në rrjetin social.

Ndërsa në lidhje me fjalën e shefit të qeverisë për rritjen e numrit të studentëve dhe universiteteve, Rama shprehet: Universitetet sot janë të mbingarkuara në dëm të cilësisë. Papunësia rinore është për vit e më e lartë. Programi ynë rilind universitetet dhe ul papunësinë.

* * *

Kryeministri Berisha ka folur sot në Forumin Rinor Ballkanik.

Me anglishten e tij karakteristike, Berisha u ka përshkruar të rinjve nga të gjitha vendet e Ballkanit zhvillimet e viteve të fundit në Shqipëri, duke u ndalur edhe në marrëdhëniet me opozitën dhe kreun e saj, Rama.

Berisha foli për zgjedhjet dhe protestat e PS, të cilat i cilësoi të dhunshme, por pa përmendur viktimat.

Kur nuk arriti të merrte atë që priste deklaroi se nuk do të njihte rezultatin e zgjedhjeve. Por ne kemi një sistem shumë të mirë sepse bazohet te vetoja dhe kushdo që numëron votat ka të drejtën e votës. Çdo votë mund të lihet mënjanë si e kontestuar. Të gjitha dokumentet tona janë konsensuale. Të gjitha votat e pakontestuara kalojnë në një proces rishikimi. Ndaj vëzhguesit ndërkombëtarë deklaruan se nuk ka prova manipulimi. Megjithatë unë i ofrova atij gjithçka përveç rinumërimit të votave. Nuk mund të hidhnim poshtë vendimin e gjykatës. Ai ka organizuar mbi 1000 protesta dhe shkaktoi edhe dhunë. Në 2011, Shqipëria iu rikthye zgjedhjeve. Ai humbi Tiranën, tha Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›