Elbasan, PD feston 21 vjetorin
Dega e Partisë Demokratike në Elbasan ka festuar 21 vjetorin e krijimit te saj. Në këtë ceremoni kanë marrë pjesë perfaqesues te strukturave te Elbasanit si nenkryetari i kuvendit Ardian Turku,ministri i mbrojtjes Arben Imami,kryetari i Partisë Demokratike, dega Elbasan, Luçiano Boçi e deputetë të tjerë. Në fokus të fjalimeve të tyre ishin arritjet më të mëdha të realizuara në këto 21 vite ekzistencë nga Partia Demokratike, duke filluar që nga rrëzimi i diktaturës e deri tek realizimi i disa prej aspiratave të integrimit të vendit.
Në këtë ceremoni festive morën pjesë edhe simpatizantë të kësaj partie, të cilëve iu premtua se qeveria aktuale e ndjek me vëmendje të vecantë ecurinë e qarkut të Elbasanit, si dhe ndërtimin e aksit që do të lidhë shkurtimisht Elbasanin me Tiranën .