Kreu i UDC, Brageti: Demokristianët Italianë mbështesin PDK e Shqipërisë
Kryetari i Grupit Parlamentar të Eurodeputetëve të UDC Italiane Iles Brageto, zhvilloi një takim me krerët e koalicionit Poli i Lirisë, ku përcolli një mesazh mbështetjeje të fuqishme për këtë koalicion, nga ana e demokristianëve italianë. Brageto deklaroi se kjo mbështetje e demokristianëve italianë për demokristianët shqiptarë është një mbështetje për demokracinë e vërtetë e cila po rrezikohet nga monopolizimi.
Ne ndajmë me Demokristianët shqiptarë të njëjtat vlera politike e njerëzore të cilat i mendojmë thelbësore për një Evropë të bashkuar, për një Evropë të qytetarëve të lirë, për një Evropë të vlerave te njeriut dhe jetës, deklaroi Brageto. Sipas tij jo vetëm në Shqipëri por edhe në Itali, pluralizmi dhe demokracia kërcënohen nga tendenca për ti formalizuar ato. Ndër të tjera Brageto theksoi se fitorja e PDK dhe Polit të lirisë, nuk do të ishte vetëm fitorja e tyre por do të ishte fitorja e të gjithë qytetarëve shqiptarë dhe demokracisë në Shqipëri. Unë shikoj te PDK dhe Poli i Lirisë te djathtën evropiane Shqiptare që do të ndikojë fuqishëm në shndërrimin e Shqipërisë në një vend evropian dhe në integrimin e saj për në BE, theksoi Brageti. Më tej ai shtoi se realizimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në Shqipëri do të lejonte që Shqipëria të bënte disa hapa përpara drejt Bashkimit Evropian, por kishte frikë se kjo nuk do të realizohej, sepse procesi i pajisjes së qytetarëve shqiptarë me karta identiteti nuk ka përfunduar akoma plotësisht dhe kjo do të sillte mospjesëmarrjen e plotë të votuesve shqiptarë në zgjedhjet e 28 qershorit. Ndërsa theksoi se shteti Shqiptar dhe qeveria Berisha kanë bërë shumë pak në realizimin e standardeve që kërkon Evropa. Sipas tij Shqipëria duhet ti kishte realizuar këto standarde pasi këto kanë qenë edhe standardet më të lehta që i janë kërkuar ndonjëherë ndonjë shteti për futjen e tij në BE, sepse në rast se bota nuk do të kishte probleme ekonomike atëherë shtetit dhe qeverisë shqiptarë do ti vendosej edhe një kusht tjetër për të realizuar, i cili do ti krijonte shumë probleme shtetit shqiptar dhe do ta shtynte edhe 10 vjet të tjera aplikimin e Shqipërisë për në BE. Kushti që do të vendosej nga BE sipas tij do të ishte ai i kreditimit të qytetarëve shqiptarë, ku shteti duhet që të siguronte çdo qytetar të vendit dhe ta dëmshpërblente në çdo rast. Në fund të fjalës së tij Brogeti u shpreh se PDK e Shqipërisë ka bërë kërkesën e saj për të marrë pjesë në parlamentin Evropian përpara partisë së Berluskonit në Itali, ku sipas tij deputetët e partisë së Berluskonit nuk do të përfaqësojnë partinë e tij, por do të përfaqësojnë veten e tyre në parlamentin evropian.