Berisha: Kartat e identitetit, më 12 janar
Kryeministri Sali Berisha i bëri thirrje dje të gjithë qytetarëve shqiptarë që janë mbi moshën 18 vjeç, që të aplikojnë për marrjen e letërnjoftimeve të reja. Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, Kryeministri Berisha informoi se në datën 12 janar fillon në Tiranë procesi i pajisjes së qytetarëve me letërnjoftime. "Kam një thirrje dhe apel ndaj të gjithë qytetarëve shqiptarë mbi moshën 18 vjeç, që të shkojnë dhe të aplikojë për marrjen e letërnjoftimeve. U bëj thirrje qytetarëve të Tiranës se marrja e kartave të identitetit është absolutisht një moment i veçantë për secilin prej nesh, sepse ne marrim një dokument, një letërnjoftim të njëjtë dhe ndër më modernët në të gjithë Evropën. Para kujtdo që e paraqesim letërnjoftimin, ne prezantohemi si qytetarë me një dokument identifikimi të denjë për ne", u shpreh Kryeministri.